Ballina / KOSOVA / Palmer & Grenell çdo ditë flasin përms telefonit

Palmer & Grenell çdo ditë flasin përms telefonit

Matthew Palmer ka thënë se për çdo ditë flet në telefonin me Grenellin me të cilin konsultohet për hapat që SHBA do të ndërmarrë në raport me Kosovën e Serbinë.

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer, ka folur dje para Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, lidhur me çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Palmer në detaje ka folur edhe për raportin që ka me Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA’së, Richard Grenell, duke thënë se më të janë në kontakt të përditshëm sa i përket çështjes së zgjidhjes së problemit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, raporton Gazeta Express.

Sipas tij më Grenellin nuk do t’i ndajnë përgjegjësitë, por do të bashkëpunojnë sa i përket zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, specifikisht dialogut Kosovë-Serbi.

Palmer gjithashtu në këtë seancë ka folur edhe rreth idesë së shkëmbimit të territoreve apo korrigjimit të kufijve, duke thënë se u takon palëve të vendosin nëse një gjë e tillë duhet të jetë pjesë e diskutimeve.

“A do të jenë apo jo kufijtë pjesë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, u takon palëve të vendosin nëse kjo është një zgjidhje e pranueshme”, ka deklaruar Palmer.

Megjitahtë tutje ka shtuar se partitë të cilat pritet të vijnë në pushtet dhe të jenë pjesë e qeverisë së re janë kundër një ideje të tillë.

“E shoh si impuls nga ana e popullit të Kosovës për ndryshim. Dhe është e kuptueshme. Ka një shkallë të lartë zhgënjimi nga ana e popullit të Kosovës me gjendjen se ku ndodhen, si izolimi ndërkombëtar, stanjacioni ekonomik dhe dështimi I qeverive të Kosovës për të mbajtur angazhimet dhe premtimet për të luftuar korruspionin dhe krimin”, ka shtuar ndër të tjera Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.