Ballina / BOTA / Palestinezët ngrijnë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Palestinë, ShBA

Palestinezët ngrijnë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Zyrtarët palestinezë njoftuan sot ngrirjen e takimeve me zyrtarët amerikanë pas një mosmarrëveshjeje me administratën Trump për të ardhmen e përfaqësimit palestinez në Uashington.

Në të njëjtën kohë, grupet kryesore palestineze janë mbledhur në Kajro për të zgjatur dinamikën e projektit të tyre për paqen pavarësisht mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, pa qartësuar ndikimin që mund të ketë mosmarrëveshja me Uashingtonin në këtë iniciativë për afrimin ndërpalestinez.

Realiteti i ngrirjes së kontakteve me zyrtarët amerikanë mbetet përveç të tjerash për t’u konfirmuar.

Në momentin kur kjo ngrirje e takimeve me zyrtarët amerikanë u njoftua nga ministri palestinez i Punëve të Jashtme, Riyad al-Malki dhe zyrtarë të tjerë, presidenti palestinez, Mahmoud Abbas në vizitë në Spanjë foli me tone paqësore për përpjekjet e vazhdueshme amerikane në mbështetje të paqes dhe konfirmoi vullnetin e tij për të arritur një paqe me Izraelin nën kujdesin e presidentit Trump..

Administrata amerikane, ndërmjetësuesja historike dhe financuese e Autoritetit palestinez, i bëri të ditur këtij të fundit qëllimin për mbylljen e zyrës së përfaqësisë së Organizatës për çlirimin e Palestinës në Uashington, një lloj ambasade e organizatës njohur nga OKB-ja si përfaqësuese e popullit palestinez.

Check Also

shperthim manhatan ny

Shpërthim në Menhatën, nuk dihen shkaqet

Departamenti i Policisë në Nju Jork ka thënë përmes një postimi në Twitter se është …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *