fbpx
Bedri Hamza, buxheti, polemika, vetëvendosje, konjufca, krasniqi, kosova, zgjedhjet,
Bedri Hamza, Ministër i Financave të Kosovës

Pakoja Fiskale 2.0 nis nga 1 janari

Ministria e Financave ka marrë vendim që disa masa të Pakos Fiskale 2.0 të fillojnë të zbatohen që nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka kërkuar funksionalizim të shpejtë të Pakos Fiskale 2.0, sepse çdo vonesë, sipas tyre, çon në dëmtim të bizneseve.

Aleanca Kosovare e Biznesit i ka propozuar qeverisë edhe disa masa të reja për pakon 2.0
Pakoja fiskale 2.0 është pako e cila është aprovuara nga qeveria e kaluar, por që nuk ka qenë e funksionalizuar për shkak të mungesës së udhëzimeve administrative.

Ministria e Financave përmes një përgjigje me shkrim ka thënë se ministri Bedri Hamza,” ka marrë vendim për lirim nga tatimi doganor dhe akcizës te të gjithë prodhuesit për lëndë të parë, gjysmë produkt, linja të prodhimit, pajisje të teknologjisë informative, lirim për të gjitha burimet e energjisë që përdoren si lëndë ndihmese në proces të prodhimit. Këto masa do të jenë në fuqi nga 01 janari 2018,” përfundon përgjigja nga Ministria e Financave.

Mirëpo, Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës fillimin e implementimit të të gjitha pikave fiskale 2.0. Sipas tyre, përmes kësaj pakoje do të rritet prodhimi vendor, punësimi dhe të hyrat. Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, tha se pakoja fiskale 2.0 është për të mirën e biznesit, prandaj çdo vonesë e kësaj është e pa nevojshme.

“Çdo vonesë e kësaj pakoje e dëmton biznesin, për shkak se këto biznese kanë bërë planifikimet financiare duke u bazuar në benefitet që i sjellë kjo pako fiskale, do të thotë produktet do të jenë më konkurruese, ka pastaj efekte anësore rritja e prodhimit, rritja e punësimit dhe eksportit të produkteve nga Kosova në rajon dhe BE.”

Ndërsa kryetari i Aleanca Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ka thënë se kanë zhvilluar një takim me Qeverinë e Kosovës, gjegjësisht Ministrinë e Financave, ku kanë diskutuar për Pakon Fiskale 2.0, duke dhënë kështu edhe disa propozime të reja.
Propozimi për parandalimin e informalitetit në Kosovë në telefonitë mobile, në ari e në gjëra që kanë vlerë e që në treg janë në shitje, por vijnë përmes kanaleve të ndryshe e që nuk u nënshtrohen taksave, e kjo është një humbje e madhe për buxhetin e vendit.

Sipas Shahinit, qeveria do të përgatisë akte nënligjore, rregullore të reja për të përcjellë këtë pako fiskale në fillim e vitit të ardhshëm.

Njohësi i fushës së ekonomisë, Fadil Osmani, po ashtu ka thënë se Ministria e Financave duhet t’i dalë në krah komunitetit të biznesit.

“Ministria e Financave duhet t’i ndërmarrë hapat që pako të funksionalizohet, në mënyrë që t’i plotësojë të gjitha kërkesat e komunitetit të biznesit në Kosovë.”

Me fillimin e lirimit nga tatimi doganor dhe akciza, konsiderohet se prodhuesit kosovarë do të bëhen më konkurrentë jo vetëm brenda vendit por edhe në vendet e huaja ku eksportojnë produktet e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.