Ballina / BOTA / Pakistan, 6 të vrarë nga eksplodimi i një bombe
Pakistan

Pakistan, 6 të vrarë nga eksplodimi i një bombe

Zyrtarët e Pakistanit thonë se së paku 6 vetë janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur nga eksplodimi i një bombe në një rrugë në rajonin fisnor, Vaziristani Verior, që është në kufi me Afganistanin.

Të gjithë personat e vrarë nga ekspolodimi i sotëm ishin civilë.

Konsiderohet se cak i kësaj bombe, që ishte vendosur në një motoçikletë të parkuar afër rrugës, ishte një makinë me rekrutë ushtarakë.

Askush nuk e ka marrë pëgjegjësinë për këtë sulm.

Dhuna në Pakistan ka shënuar rënie kohëve të fundit, pas një serie të ofensivave ushtarake kundër militantëve përgjatë kufirit veriperëndimor, por grupet militante kanë vazhduar të ndërmarrin sulme vdekjeprurëse.

Check Also

Kulla Grenfell

Londra do të përkujtoj viktimat e kullës Grenfell

Të mbijetuarit e zjarrit që la të vdekur 71 persona para gjashtë muajve në Kullën …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *