Ballina / BOTA / Pahor rizgjidhet për mandatin e dytë
Borut Pahor

Pahor rizgjidhet për mandatin e dytë

Pesidenti aktual i Sllovenisë, Borut Pahor fitoi numrin e mjaftueshëm të votave për një mandat të ri presidencial, duke marrë 53% të tyre. Rivali i tij, Marjan Sarec fitoi vetëm 47% të votave

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e ulët, më e ulta në zgjedhjet presidenciale. Vetëm 42% e sllovenëve iu drejtuan kutive të votimit. Të dielën (12.11) presidenti slloven, Borut Pahor arriti të fitojë numrin e mjaftueshëm të votave për një mandat të ri presidencial, ai mori 53% të tyre. Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Slloveni, me 23 tetor, ishte besuar se Borut Pahor do të fitonte pa problem. Por presidenti aktual i Sllovenisë dhe opinioni slloven u befasuan me rezultatin: Borut Pahor nuk fitoi më shumë se 47% të votave, ndaj balotazhi i së dielës ishte i rëndësishëm.
Pahor u përball me kryebashkiakun e qytetit Kamnik, ish-humoristin, Marjan Sharec. Rivali i Pahor, Marjan Sarec fitoi të dielën vetëm 47% të votave, por në raundin e parë ai arriti të fitojë 27% të votave. 39-vjeçari Sharec, gazetar dhe aktor, kandidat i pavarur ishte relativisht i panjohur në Slloveni. Për dallim prej 54-vjeçarit Pahor, i cili gjatë karrierës së tij ka qenë edhe kryetar i Parlamentit, kryeministër dhe deputet në Parlamentin Evropian, Shareci ka filluar të merret me politikë para shtatë vitesh, në nivelin lokal.

“Presidenti nga Instagrami”

Pahori ish-kryeministri i Sllovenisë nga radhët e socialdemokratëve është në pushtet që nga viti 2012. Pahorin e quajnë ndryshe edhe si “Presidenti nga Instagrami”, sepse ate e ndjekin në këtë rrjet social rreth 40.000 persona. Por mediat sllovene e kritikojnë për faktin se gjatë fushatës elektorale nuk është marrë me problemet serioze të vendit. Pahori ka kaluar nëpër Slloveni në këmbë rreth 700 kilometra, për të kontaktuar drejtpërdrejt me qytetarët. Borut Pahori tani do të jetë pas Millan Kuçanit presidenti i vetëm që ka fituar dy mandate. Mandati i presidentit të ri fillon me 23 dhjetor.

 

 

Check Also

kafshet_e_egra​_infoglobi

Irlanda ndalon përdorimin e kafshëve në cirk

Irlanda do të ndalojë përdorimin e kafshëve të egra në shfaqjet e cirkut që nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *