Ballina / KOSOVA / Pahor në Prishtinë : Respektoni marrëveshjet ndërkombëtare
pahor e thaçi prishtine

Pahor në Prishtinë : Respektoni marrëveshjet ndërkombëtare

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka qëndruar për vizitë një ditëshe në Kosovë. Kosova duhet t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare me Serbinë dhe Malin e Zi, ka deklaruar sot në Prishtinë, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. Këto komente, Pahor i ka bërë gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë vizitës në Prishtinë, Pahor është pritur nga presidenti Thaçi me ceremoni shtetërore. Kurse pas takimit të mbajtur, ai tha se pret që institucionet e Kosovës t’i zbatojnë obligimet ndërkombëtare që kanë marrë, qoftë me marrëveshjet e arritura me Serbinë në Bruksel apo atë me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare.

Pahor tha se Sllovenia si një prej vendeve anëtare të BE-së, vazhdimisht kërkon që pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë së shpejti.

Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se aktualisht po punohet në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel, me Serbinë.

“Gjatë këtij viti të arrijmë marrëveshjen përfundimtare mes dy vendeve si parakusht për integrime evropiane. Do të vazhdojmë luftën tonë kundër ekstremizmit”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaë çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, e cilësoi si një sfidë që duhet përmbyllur.

“Sfidat do t`i kalojmë. Kosova ka pritur pak më tepër qartësi, por Kosova do t`i kryejë obligimet e veta sa i përket demarkacionit, jemi duke punuar intensivisht në këtë drejtim, si dhe për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Mbështetja sllovene është jetike”, theksoi Thaçi.

Të martën, presidenti Pahor pritet t’i drejtohet me një fjalim Kuvendit të Kosovës.

@Fluidi

Provo po ashtu

WizzAir

Këto janë linjat për të cilat “WizzAir” ndërpreu shitjen e biletave nga Shkupi

Kompania ajrore me buxhet të ulët “WizzAir” nga tetori më nuk do të shesë bileta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.