Ballina / SPORT / Paguan 800 mijë euro gjobë për t’i shpëtuar burgut
Jose Mourinho

Paguan 800 mijë euro gjobë për t’i shpëtuar burgut

Jose Mourinho arrin marrëveshjen me organet tatimore në Spanjë, duke shmangur nisjen e procedimit për evazion fiskal, që mund ta çonte drejt burgut trajnerin portugez.

Sipas medieve spanjolle, trajneri aktual i Manchester Unitet akuzohet se ka shmangur taksat nga të ardhurat që i ka përfituar për të drejtat e imazhit (3.3 milionë euro) gjatë qëndrimit në krye të Realit të Madridit për periudhën 2010-2013.

Falë kësaj marrëveshjeje, “Special One” do të zgjidhë përfundimisht problemet me drejtësinë spanjolle, duke paguar një gjobë prej 800 mijë eurosh. Në këtë mënyrë Mourinho largon edhe rrezikun e dënimit me 12 muaj burg.

Nuk është hera e parë që trajneri luzitan përfundon në bankën e të akuzuarve nga autoritetet tatimore në Spanjë, transmeton tch.

Në vitin 2015 u detyrua të pagunate 4.4 milionë euro për të stabilizuar pozicionin e tij fiskal për vitet 2011 dhe 2012.

Provo po ashtu

Danny Da Costa , Eintrachtit, frankfurt

Futbollisti e padit nënën e tij

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta gjermane “Bild Futbollisti i Eintrachtit të Frankfurtit, Danny …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.