Ballina / Biznes / Karrierë / Paga minimale në Kosovë, ende më e ulëta në rajon
pagat minimale me te uletat ne rajon

Paga minimale në Kosovë, ende më e ulëta në rajon

Në edicionin e mbrëmshëm “55 minuta”  në RTK 3 përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenjës Sociale, pastaj të Bashkimit të Sindikjatave si dhe të Odës Afariste të Kosovës, kanë analizuar pse paga minimale në Kosovë është më e ulëta në rajon dhe kur pritet të ndodhë rritja e saj.

Mentor Tershnjaku nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale nuk i kishte të dhënat për numrin e punonjësve që marrin pagë minimale, mirëpo ai ka thënë se po punohet për rritjen e pagës minimale. Sipas tij Ministria  i ka propozuar Qeverisë që paga minimale të rritet në 250 euro.

Nga deklarata e Tershnjakut doli në shesh se Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ndryshimin e pagës minimale pas propozimit të Këshillit Ekonomiko-social (KES) të cilin  e kryeson Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).

KES në fund të vitit 2017 kishte propozuar që paga minimale të rritet në 250 euro. Aktualisht ajo është 130 euro për punëtorët nën moshën 35-vjeçare dhe 170 për punëtorët mbi këtë moshë.

Në këtë ministri thonë se propozimi për rritje të pagës minimale në 250 euro është dërguar në Qeveri, porse deri më tani nuk është vendosur në rend dite për aprovim.

LEXO: Pagat e qeveritarëve deri 3 mijë , paga minimale 130 e asistenca 50 euro !

Publikohen pagat më të larta në Kosovë

 Pagat e Qeverisë i përmend edhe ish-gjenerali i NATO-s

“Ne kemi pasur një afri me të gjithë partnerët dhe shpresojmë që kjo do të ndodhë dhe besojmë që do të rritet dhe duhet të rritet. Ministria e Financave do ta ruajë stabilitetin fiskal në vend.   Ne këtë vit do të bëjmë testin/analizën e shportës për kokë banori. Kjo do të na ndihmojë që të përcaktojmë pagën minimale”, ka thënë mes tjerash Tershnjaku.

Alush Sejdiu nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës poashtu ka thënë se paga minimale duhet të rritet, ai madje ka thënë se për këtë ßshtje edhe është protestuar. Por Skender Krasniqi nga Oda e Afaristëve të Kosovës ka mohuar se BSPK ka protestuar për rritje të pagës minimale.

“Nuk është e vërtetë, është protestuar për rritje të pagave në kontekstin e koeficientit të paraparë me Ligjin për pagat e zyrtarëve publikë, por nuk është protestuar për rritje të pagave minimale” ka thënë Krasniqi, duke nënvizuar se dita e 1 Majit më shumë ka karakter simbolik sesa që është protestë.

Sidoqoftë sipas Alush Sejdiut nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës  pagat prej 130 eurosh për personat nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi këtë limit moshor nuk janë të pranueshme. “Kjo pagë minimale nuk është e pranueshme. Ne nuk jemi pajtuar dhe është e diskriminuese. Ne nuk mund të krijojmë raste sociale edhe tek të punësuarit. Paga minimale nuk është pagë, por është ndihmë”, ka thënë ai.

Skënder Krasniqi, drejtor i Odës Afariste të Kosovës, ka thënë se në Kosovë prioritet duhet të jenë të papunët, pasi që janë shtresa më e rrezikuar.

“Shteti duhet të mendojë për rritjen e punësimit. Shkalla më e rrezikuar në Kosovë janë të papunët”, ka thënë ai.

Kurse për ata që punojnë, Krasniqi ka thënë se atyre duhet t’u bëhet sigurimi shëndetësor dhe sigurimi në punë. “Këto e rrisin shumë më shumë edhe qëndrueshmërinë e punëtorëve”.

Në konstatimin e njërit nga folësit se nuk ka buxhet të mjaftueshëm që pagat të ngriten në nivelin e duhur, Krasniqi ka reaguar me komentin se “buxhet gjithnjë po ka për ti ngritur pagat e zyrtarëve të lartë publik, por çuditërisht ai po mungon sa herë që kërkohet rritja e pagave minimale”.

InfoGlobi ka raportuar më heret se rritje të pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarve publikë, prej 25 deri në 50 për qind ka pasur edhe në vitin 2014 dhe edhe më herët më 2011, vite këto kur ka pasur zgjedhje në Kosovë. Për herë të fundit rritja u betonua sivjet më 2 shkurt kur deputët e kaluan Projektligjin për paga, i cili do të shtoj koston e pagave për mbi 120 milionë euro në krahasim me ate që parashihej fillimisht kur qe draftuar projektligji,

Gjatë debatit, të cilin mund ta shikoni këtu, u shpalua se paga minmale në Kosovë është më e ulëta në rajon. Siç dihet ajo nuk ka ndryshuar qysh prej vitit 2011.

 

 

Provo po ashtu

aeroporti, adem jashari, greva, kosova

Fluturimet pas grevës

Sipas njoftimit për media nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në prishtinë sot janë realizaur të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.