Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Pacolli thotë se Pompeo inkurajon dialogun Kosovë-Serbi

Pacolli thotë se Pompeo inkurajon dialogun Kosovë-Serbi

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, është deklaruar pas takimit të sekretarit të Shtetit amerikan Mike Pompeo dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje në Nju Jork.

Në një shkrim në Facebook, ministri Pacolli shkruan se sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo inkurajoi Serbinë të përqendrohet në rifillimin e negociatave me Kosovën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim e përqendruar në njohjen e ndërsjellë.

“Sekretari Pompeo potencoi se ata duhet të shmangin provokimet që pengojnë procesin e normalizimit, dhe të angazhohen me frymën e kompromisit dhe fleksibilitetit të nevojshëm për të siguruar një marrëveshje dhe për të zhbllokuar potencialin e të dy vendeve”, shkruan ai.

Pacolli shpreh mirënjohjen e tij ndaj sekretarit Pompeo për pozicionin parimor në mbështetje të Kosovës, duke thënë se në takimet që ka pasur muajve të fundit, ai ka shprehur mbështetjen e fortë për njohjen e Kosovës./InfoGlobi

Provo po ashtu

varferia

Kosovarët më të varfërit në rajon

Në vitin 2018-të, Kosova regjistroi produkt të brendshëm bruto mbi 6 miliardë e gjysmë, me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.