Behgjet Pacolli

Pacolli shfuqizon vendimin e ish-ministrit Demaj për dërgim të diplomatëve në misione

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, njëherësh ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër ka shfuqizuar vendimet e ushtruesit të detyrës së ministrit të Jashtëm, Emanuel Demaj.

Bëhet fjalë për vendimin e Demajt për të caktuar disa zyrtarë të kësaj Ministrie në misione jashtë vendit.

Në kërkesën për pezullim të këtyre zyrtarëve, Pacolli ka numëruar si arsye mungesën e buxhetit dhe ngarkimin e tij.

Pacolli ka kërkuar rivlerësim ligjor për këto pozita.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.