Ballina / KOSOVA / Pacolli për tri prioritetet gjatë kryesimit të SEECP nga Kosova
pacolli

Pacolli për tri prioritetet gjatë kryesimit të SEECP nga Kosova

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, në një konferencë për media ka prezantuar marrjen e kryesimit nga ana e Kosovës, në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore SEECP.

Pacolli tha se prioritet do të jetë mbajtja e të rinjve brenda vendit, promovimi i kulturës dhe i turizmit.

Vendet anëtarë të SEECP janë Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Moldavia, Rumania dhe Serbia. Kryesimi i SEECP është njëvjeçar.

Së fundmi udhëheqjen e kishte Bosnja dhe Hercegovina, në samitin e së cilës nuk mori pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e as ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli,  pasi në ftesën e dërguar Kosova ishte e shënuar me fusnotë./infoglobi

Provo po ashtu

Philip S. Kosnett

Kosnett: Për herë të parë ekstradohet kosovari për gjykim në SHBA

Philip Kosnett, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,ka deklaruar se sot për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.