Ballina / KOSOVA / Pacolli kërkon shkarkimin e ministrit Nenad Rikalo

Pacolli kërkon shkarkimin e ministrit Nenad Rikalo

Sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli i ka kërkuar kryeministrit, Ramush Haradinaj që ta shkarkojë ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo.

Ai ka theksuar se Nenado Rikalo ka kryer krime lufte në Kosovë prandaj duhet ë gjykohet dhe të dënohet.

Postimi i plotë i Pacollit në Faceabook:

Të shkarkohet Ministri i Bujqësisë Nenad RikaloRrëfimi i dëshmitarëve për keqtrajtimin e banorëve të lagjes Dardania nga Ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo duhet të vënë në lëvizje të menjëhershme Prokurorinë.

Ani pse kanë kaluar 20 vjet, ai që ka kryer krime në kohë të luftës duhet të gjykohet dhe të dënohet. I bëj thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj të shkarkojë Rikalon dhe të emërojë një ministër të ri.

Prokuroria dhe gjyqësori duhet ta hetojnë këtë rast në mënyrë të pavarur, pa ndikime politike. Rr.P

 

Check Also

Gjinekologut turk Ahmet Payasli i ndalohet puna në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme Inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë do t’ia ndalojë punën gjinekologut turk …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *