Pacolli dhuron 1 milion euro për rindërtim në zonat e prekura nga tërmeti

Shqipëria është goditur nga tërmete të njëpasnjëshme që nga mëngjesi i së martës. Si pasojë e lëkundjeve të tokës, 41 persona kanë mbetur të vdekur dhe më shumë se 650 të lënduar. Qytetarët e Kosovës janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti, duke dërguar atje ushqime e veshmbathje, por edhe para

Zëvendëskryeministri në largim i Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ai dhe familja e tij do të dhurojnë 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti.

“Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt”, ka shkruar Pacolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.