Ballina / KRYESORE / Pas ambasadës së re erdhi viza e parë
ambasada amerikane, vizat, prishtina, kosova, usa

Pas ambasadës së re erdhi viza e parë

Të gjitha shërbimet në lidhjet me vizat do të kryhen në Kosovë

Ambasada Amerikane në Kosovë ka bërë të ditur se sot kanë lëshuar vizën e parë, raporton Gazeta Express.

Përmes fotografie të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook, është shkruar urime për marrësin e vizës nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

“Ky është lajmërim se nga sot e tutje të gjitha shërbimet në lidhjet me vizat do të kryhen në Kosovë”, shkruhet në këtë njoftim.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë duke filluar nga sot ka njoftuar se në ndërtesën e re të kësaj ambasade në kryeqytet do të jepen të gjitha llojet e vizave.

Para ndërtimit të kësaj ambasade të re, shtetasit e Kosovës ishin të detyruar t’i drejtoheshin Shkupit për të aplikuar për viza.

Congrats to the first NIV recipient from U.S. Embassy Kosovo IN Pristina! Rrugë të mbare/Srećan put. This is a reminder from today onwards all visa related services are now being fulfilled in Kosovo.

Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Tuesday, October 1, 2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.