fbpx
Bedri Hamza, buxheti, polemika, vetëvendosje, konjufca, krasniqi, kosova, zgjedhjet,
Bedri Hamza, Ministër i Financave të Kosovës

Pa buxhet nuk mund të mbahen zgjedhjet

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk do ta votojnë buxhetin për vitin 2019. Ai është përplasur verbalisht me deputetin e PDK-së Memli Krasniqi dhe me Ministrin e Financave BedriHamza.

Madje, ai ka kërkuar nga ministri i Financave, Bedri Hamza që të shkojë në shtëpi, por ministri Hamza, ia ktheu me atë se ” edhe mund të shkojnë në shtëpi, por pa u votuar buxheti nuk mund të ketë as zgjedhje të reja”.

“Pa e votuar buxhetin nuk do të mund të shkohet në zgjedhje, pasi nuk ka buxhet. Pa e votuar buxhetin nuk mundet me pas as zgjedhje se nuk ka buxhet për organizimin e zgjedhjeve”, ka deklaruar Hamza.

Krasniqi ka thënë se opozita pa asnjë fije turpi po e vendos Kosovën në kolaps.

“Këta kanë të drejtë që të mbajnë qëndrime çfarëdo qofshin politike e drejtë e tyre është edhe me tentu me e dërgu vendin në kolaps, pavarësisht arsyetimeve që ata mund t’i japin populli jonë e ka një fjalë të urtë popullore shumë të mirë kjo sjellje për inati të resë më vdektë djali këtyre mundem me iu dukë se u jep ndonjë shërbim politik ditor sot, por e vërteta është që në disa javë të ardhshme dhe pa paragjykim ndoshta në gjatë gjithë muajin mos votimi nga ana e opozitës qoftë pro e që do duhej të ishte pro përkundër luftës politike, apo qoftë kundër është tentim i drejtpërdrejtë i hapur pa asnjë fije turpi për me e vendos Kosovën në kolaps, dhe nëse do opozita që me e vendos Kosovën në kolaps siç edhe e thanë realisht”, u shpreh ai.

Këtë e ka kundërshtuar Konjufca duke thënë se Kosovën është duke e shkatërruar keq qeverisja, hajnat dhe korrupsioni. Ai ka thënë se kjo qeveri duhet të “ecë në shtëpi”, sepse nuk ka kapacitet t’i paguajë pagat për popullin.

Konjufca ka sugjeruar që ministri i Financave, Bedri Hamza, duhet të largohet, pas gjendjes së krijuar së fundi nga grevat në sektorin publik.

“Nëse për një gjë jam i sigurt se çka është duke e shkatërruar Kosovën është korrupsioni dhe hajnia, keqqeverisja që po vazhdon edhe kësaj dite duke shkuar deri tek projektet për copëtimin e Kosovës, këto janë ato që janë duke e shkatërruar Kosovën, askund në botë nuk kam dëgjua këso lloj qeverie që thotë se nëse opozita nuk na e voton vendimet atëherë jeni kundër qytetarëve të vendit, kurrkund në botë nuk ka, çdo kund në botë qeveria e ka një moral minimal nuk mundet me pagu popullin ec prej qeverisjes, ditën e mirë, nuk po mundet me e pagu popullin, është Qeveri e cila nuk e ka kapacitetin elementar me ia dhënë rrogat njerëzve. Kjo qeveri shkon në shtëpi, kur nuk e ki kapacitetin me i pagua njerëzit. Domethënë unë po rri në kolltukun e nxehtë ti ama votën për buxhetin. Nuk ka vota për këtë buxhet, ministër (Hamza) nuk po të funksionon kuleta ec në shtëpi”, ka shtuar ai.

Si u përmend edhe më lartë Ministri Hamza ka thënë se në Kosovë nuk mund të mbahen as zgjedhjet, pa e miratuar buxhetin shteti nuk do të ketë mjetet e nevojshme financiare për ti organizuar ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.