OVL-UÇK pranon ‘dosje të speciales’ për herë të tretë

Materiale të tjera që thuhet se kanë rrjedhur nga Gjykata Speciale janë prezantuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. 

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati ka thënë se materialet janë sjellë nga personi që tashmë ai e ka quajtur “Rrufeja”.

“Sot prapë na kanë ardhur materiale, dosje të tjera. Ne supozojmë që janë të dalura nga Gjykata Speciale. Ne nuk jemi të autorizuar t’i përmendim emrat. Këto materiale I ka sjellur tek në ai që ia kam ngjitur emrin Rrufeja.  Çdo dokument që vjen do ta publkojmë, sepse ne nuk jemi të obliguar t’ua ruajmë dokumentet e tyre”, ka thënë ai.

Nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka bërë të ditur edhe emrat të cilat përmenden në propozim aktakuzën që sot iu është dërguar në zyrë.

“Flitet për dyshime, për ngritje të aktakuzave, për aktakuza që do të ngriten. Më gjatë se kisha qu, ky është njoftimi.  Cdo dokument që na vjen prej tyre ne do ta bëjmë publike” ka deklaruar Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.