fbpx

Osmani: ZRRE keqpërdori buxhetin

“Humbjet komerciale të energjisë shkojnë deri në 31 % dhe janë humbje të natyrës teknike”, i përkujtoi deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës plenare të së enjtes, Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit për Zhvillimin Ekonomik.

Gjatë shqyrtimit të Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) teknike, i cili nuk kaloi në Kuvend për shkak të mangësive të shumta, Mustafa kishte edhe vërejtje tjera .

Një ndër to është se Ministria e Zhvillimit Ekonomik nuk ka strategji adekuate e cila do ti siguronte qytetarëve energjinë elektrike. Mustafa poashtu pati vërejtje në transparencën e ulët institucionale .

Ai ka thënë se operatorët siç janë KEK, KEDS dhe KOST nuk kanë arritur të realizojnë investimet e parapara e që sipas tij duhet të ketë më shumë transparencë nga ZRRE dhe të dihen arsyet e mos realizimit të investimeve të parapara nga ana e operatorëve të licencuara.

Ndërkaq sipas Naser Osmanit, deputeit të LDK-së ZRRE e ka përdor buxhetin e Kosovës edhepse ka pasur mjaft të hyra nga licencat.

” ZRRE-ja ka shfrytëzuar buxhetin e Kosovës për financimin e nevojave të saja në shumë prej 526 mijë e 90 euro, ndërsa nga të hyrat e dedikuara ka ndarë shumën prej 148 mijë e 364 euro”, potencoi Osmani

 

Me përmbajtjen e raportit të prezentuar të enjten në Kuvend nuk janë pajtuar as përfaqësuesit e opozitës dhe i njejti u hodhë poshtë me shumicën e votave. /infoglobi