Osmani: Veliu, që s’mori fare pjesë në zgjedhje, u bë zëri kryesor i LDK-së

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, tha se Agim Veliu, i cili ishte kundër një koalicioni me LVV-në, nuk është dashur të jetë pjesë e Qeverisë.

“Veliu, jo vetëm që u bë pjesë e Qeverisë, por u bë zëri kryesor i LDK-së, ndonëse nuk mori pjesë fare në zgjedhje” tha Osmani.

Ajo i bëri këto komente gjatë një interviste në emisionin “DESKU” të KTV-së ku foli për shumë çështje që lidhen me aktualitetin politik në Kosovë.

Tërthorazi Osmani ka shprehur pakënaqësi edhe në sjelljet e ish Zëvendës kryeministrit të parë të Kosovës Avdullah Hoti.

“ S’ka asnjë kuptim të jesh në qeveri dhe të kërkosh çdo natë rrëzimin e saj. Po flas edhe për intervistat e zotit Hoti. Ia kam thënë disa herë që nëse nuk beson në këtë qeveri, ka njerëz që i besojnë. Këto kanë qenë momentet e tensioneve brenda LDK-së”, u shpreh Osmani

Ndër të tjera ajo ka thënë se është kundër çdo kombinacioni të partisë së saj me partit e PAN-it që ajo i quajti si zhvatëse të parasë së qytetarëve të Kosovës, si në në periudhën afatshkurte ashtu edhe në shtigje afatgjata.

“Nëse dëshironi të kërkoni besimin për të hyrë në koalicion me parti që e kanë zhvatur Kosovën, unë nuk i hyjë asaj liste. Por ju dilni dhe matuni para qytetarëve sepse s’mund të fshiheni më prapa meje”, theksoi Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.