Ballina / RAJONI / Osmani: Maqedonia më 2019 fillon negociatat për anëtarësim në BE
osmani-brifing-vjetor-mia

Osmani: Maqedonia më 2019 fillon negociatat për anëtarësim në BE

Viti i ardhshëm, 2019-ta do të jetë viti kur Maqedonia do të fillojë negociatat për anëtarësim në BE, tha në takimin e fundvitit me gazetarë, zëvendëskryeministri për eurointegrime Bujar Osmani.

Pritjet e tilla Osmani i bazon në arritjet, siç tha të vitit historik 2018, në pritjen e finalizimit të detyrimeve nga Marrëveshja e Prespës në vend, realizimin e planit të përcaktuar nga Planin 18 dhe mbi të gjitha në deklaratën e Komisarit Evropian Johanes Han mbi afatin kohor për t’u bashkuar me Unionin.

“Edhe përkundër asaj që ka një pesimizëm nëse ne jemi të gatshëm apo jo, megjithatë, konfirmimi nga ana e eurokomisarit Han se Maqedonia mundet së bashku me Serbinë dhe Malin e Zi të kapë vitin 2025 është lajm i vitit, sepse 2025 është afër dhe topi është në fushë tonë, të veprojmë që të mund ta kapim këtë afat”, tha Osmani.

Sipas tij, ekziston një dilemë teknike lidhur me datën e negociatave, pasi hendeku kohor midis njoftimit të raporteve për vendet kandidate, që zakonisht ndodh në prill, mbajtja e zgjedhjeve të PE dhe shqyrtimi i këtyre raporteve nga vendet anëtare të BE, po ngushtohet.

Prandaj tha, pati takim me ministrin rumun për eurointegrime, vendi i të cilit kryeson me BE-në, me qëllim që të ketë hapësirë të mjaftueshme nga publikimi i raportit, i cili mund të jetë në fund të majit deri në Këshillin e BE-së i cili duhet që të marrë vendim (që zakonisht është më 21 qershor) që në këto 20 ditë të mund të verifikohet Raporti në parlamentet e vendeve anëtare, që të mos ketë asnjë lloj befasie.

Paralelisht, thekson Osmani, zhvillohet shqyrtimi dhe formimi i strukturave negociuese dhe disa kapituj tashmë janë shqyrtuar në Bruksel.

Sa i përket reformave, ai theksoi se pas valorizimit të tyre me Raportin e qershorit të KE-së, i cili solli një kornizë precize për reformat që u përpilua në Planin 18 dhe në përputhje me konkluzionet e Këshillit të BE, është i fokusuar në reformat në gjyqësor, shërbimet e sigurisë, administratën publike dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Deri më tani, tha zëvendëskryeministri , 66 për qind e masave të planifikuara janë zbatuar dhe është bërë përparim me miratimin e disa ligjeve në gjyqësor dhe në reformat e sigurisë. Duke pasur parasysh se shumica e këtyre ligjeve janë miratuar me shumicë prej dy të tretave për ta, theksoi ai, qeveria u konsultua me deputetët nga opozita dhe disa prej tyre morën mbështetje, prandaj pret që shumica prej tyre të miratohen deri në fund të vitit.

Afati përfundimtar për kompletimin e Planit 18 është deri në miratimin e Raportit të ri të KE-së. Një risi që është futur në lidhje me zbatimin e reformave të planifikuara është monitorimi i rezultateve, për të cilat këmbëngul edhe Komisioni Evropian.

Për sa i përket Ligjit për Amnisti, respektivisht pajtimit, Osmani tha se ky ligj sado që politikisht është jo popullor ai është një zgjidhje e mirë se si të krijohet një ambient për komunikim më të mirë midis deputetëve në një moment të rëndësishëm për vendin kur duhet të merren vendime të rëndësishme, pa u promovuar në këtë mënyrë parimi i mosndëshkimit.

“Ky projekt as nuk i amniston autorët dhe as organizatorët, por krijon mundësi, për ata që u mashtruan, të cilët ishin dëmtim kolateral i një kauze të gabuar, për të krijuar atë hapësirë për koordinim më të shpejtë përballë sfidave të rëndësishme. Kjo zgjidhje nuk është shpikur në Maqedoni, por është marrë nga praktikat më të mira në botë, duke pasur kujdes që të mos promovohet parimi i mosndëshkimit. Kuvendi nuk është ai që do të tregojë se kush është fajtor dhe kush jo, por ky institucion do të jetë gjykata”, tha Osmani.

Ai theksoi se Maqedonia nuk ka alternativë për në BE dhe në NATO dhe se ata janë optimist.

@Fluidi

Provo po ashtu

Shqipëria feston Ditën e Pavarësisë

Në Shqipëri sot është festuar 106 vjetori i shpalljes së Pavarësisë. Autoritetet më të larta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.