Ballina / KOSOVA / Osmani: LDK voton për demarkacion nëse Haradinaj kërkon falje
demarkacioni

Osmani: LDK voton për demarkacion nëse Haradinaj kërkon falje

Deputeti i LDK-së, Naser Osmani ka thënë se kushti i kësaj partie për ta votuar demarkacionin është që Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj të kërkojë falje.

“Do ta votojmë atëherë kur kryeministri i vendit do të dalë dhe të kërkoj falje publike para qytetarëve të Kosovës për krejt atë që ka ndodhur kur është procedua në Kuvend i njëjti dokument i cili ky kryeministër e ka votuar me dorën e vetë”, ka deklaruar Osmani.

Marrëveshja për demarkacionin pritët të futet në rend të ditës në Kuvend gjatë këssaj jave.

Koalicioni qeverisës AAK, PDK, Nisma, AKR e ca parti tjera e ka problem të marr vendime të mëdha në Kuvend ngase mezi po sigurohen 61 vota për votime. Demarkacioni kërkon shumicën e kualifikuar, kështu edhe pa votat e opozitës, në këtë rast të LDK-së, ai nuk mund të kalojë.

A është apo po futet në krizë të re institucionale Kosova dhe a ka rrezik që as ky koalicion qeverisës të mos e përfundojë mandatin deri në fund mbetet të shihet.

Check Also

mishi i prishur

Musliu: Të shtohet kontrolli në thertoret vendore

Kuvendi i Kosovës po debaton për skandalin e mishit në Kosovë, i thirrur nga deputetja …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *