Osmani: Koalicioni do të koordinohet dhe të dalë me një qëndrim për taksën

Koalicioni qeverisës pritet që brenda pak ditësh të definojë saktësisht çështjen e zëvendësimit të taksës ndaj Serbisë me masa reciprociteti.

Paralajmërimi është dhënë nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, megjithëse ajo nuk ka dhënë shumë detaje. Por, pas mbledhjes së Kryesisë ka zgjedhur të flasë më shumë për domosdoshmërinë e unifikimit të qëndrimeve të të gjitha institucioneve në politikë të jashtme, raporton KTV.

Çështja e taksës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës do të definohet brenda pak ditësh.

Në emër të koalicionit qeverisës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se brenda kësaj jave partnerët e Qeverisë do të koordinohen lidhur me këtë çështje.

Kryeministri Albin Kurti tashmë ka paralajmëruar se kjo masë do të hiqet dhe do të zëvendësohet me atë të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Komentet, Osmani i ka bërë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku gjithashtu foli për nevojën e unifikimit mes institucioneve në politikën e jashtme, veçanërisht me presidentin e karshi Serbisë.

Kryeparlamentarja ka komentuar edhe takimin me të parin e shtetit, Hashim Thaçi, në përvjetorin e 12-të të Pavarësisë.

Pritja solemne, në mbrëmjen e së hënës, ishte i vetmi organizim që bëri bashkë tre udhëheqësit e shtetit.

Në mbledhjen e Kryesisë është vendosur që të funksionalizohen 55 grupe të miqësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.