kushtetuta

Osmani distancohet nga dokumentet e dërguara nga “Kuvendi’ në Kushtetuese

Gjykatës Kushtetuese i janë vënë në dispozicion dokumentet e quajtura “Punime përgatitore” me rastin e hartimit të Kushtetutës së Kosovës.

Ato ia ka dërguar Administrata e Kuvendit të Kosovës, pas kërkesës së Kushtetueses, pasi Gjykata synon t’i ketë udhërrëfyes me rastin e shqyrtimit të çështjes së dekretit presidencial për mandatarin e qeverisë.

Por Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani i ka dërguar sot një letër Kryetares së Kushtetutës, Arta Rama-Hajrizi duke ia bërë të qartë se institucioni që udhëheq ajo nuk është autor i këtyre dokumenteve, as që i ka pasur ndonjëherë në posedim.

Më tej, Osmani ka thënë se Kuvendi nuk mban asnjë përgjegjësi lidhur me vërtetësinë e dokumenteve të dërguara, teksa ka përmendur mundësinë që të ketë pasur ndërhyrje në to.

“Kuvendi nuk mund të vërtetojë autenticitetin e këtyre dokumenteve dhe as nëse ndonjëherë ka pasur ndërhyrje në to; Kuvendi nuk mund të vërtetojë se kush i ka poseduar këto dokumente para se ato të dërgoheshin në Arkivat e Kosovës, si dhe nëse gjatë këtyre viteve ka pasur ndërhyrje në to”, shkruan mes tjerash në letrën e Osmanit.

Ajo ka shtuar se Kuvendi i Kosovës nuk i ka poseduar ndonjëherë këto dokumente, deri më 14 maj 2020, kur një kopje i është dhënë nga Agjencia Shtetërore e Arkivave. Ato nuk janë publikuar asnjëherë në Gazetën Zyrtare ose në burime tjera zyrtare.

Sipas asaj që ka thënë kryeparlamentarja, Kuvendi ka vepruar vetëm si lehtësues komunikimi ndërmjet Arkivit të Kosovës dhe Gjykatës Kushtetuese.

Besohet se heqja e përgjegjësisë nga ana e Kuvendit për autenticitetin dhe vërtetësinë atyre dokumenteve, dhe mos publikimi i tyre në Gazetën Zyrtare ia pamundëson Gjykatës Kushtetuese që të thirret në to me rastin e nxjerrjes së aktgjykimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.