Osmani dhe ambasadori Kosnett ngritin flamurin amerikan për nder të 4 Korrikut

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka uruar ShBA’në për Ditën e Pavarësisë.

Osmani së bashku me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett para ndërtesës së Kuvendit kanë ngritur flamurin e ShBA’së i cili do të valvitet deri më 6 korrik.

Kryekuvendarja Osmani me këtë rast ka rikujtuar që miqësia e Kosovës me ShBA’në është e një rëndësie strategjike dhe e përhershme.

Mesazhi i Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani.

“Vlerat e popullit amerikan, të theksuara në Deklaratën e Pavarësisë së SHBA-ve, nga e cila është frymëzuar edhe Deklarata jonë e Pavarësisë, janë frymëzim yni i përhershëm. Jemi krenar që në krah tonin kemi vendin simbol të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut. SHBA-të janë përveç se vend mik, edhe partner strategjik i yni në gjithë rrugëtimin tonë për ta bërë Kosovën shtet të pavarur. Vendi ynë sot është i lirë edhe shkaku i kontributit të madh të Amerikës, miqësinë me të cilën na e la testament presidenti historik dr.Ibrahim Rugova. Kosova në miqësi të përhershme me Amerikën është referencë e përhershme e jona!Popullit amerikan, urime 4 Korrikun! Zoti e bekoftë Amerikën, Zoti e bekoftë popullin amerikan!”.

Ndryshe sot në datëlindjen e 244-t të Shteteve të Bashkuara, në një komunikatë të Ambasadës Amerikane në Kosovë thuhet se përderisa COVID-19 vazhdon të ndikojë në botë, pritja jonë tradicionale është zëvendësuar për t’u shënuar në mënyrë virtuale për shkak të masave të sigurisë personale dhe për ta mbajtur distance sociale.

Ajo ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë masat për shkak të pandemisë.

Ambasadori amerikan, Philip S. Kosnett, me këtë rast ka thënë se, “amerikanët kanë përjetuar kohë gëzimi e përparimi, por edhe të dhimbjes e regresit”.

https://www.facebook.com/watch/?v=576238206298732

“Dhe lufta për drejtësi të barabartë dhe mundësi të barabarta në Amerikë nuk ka qenë vetëm çështje race. Liderët, si Susan B. Anthony, kampion i shekullit të 19-të për të votuar për të drejtat e gruas, luftuan për propozimin që pohimi i Amerikës që të gjithë burrat janë krijuar të barabartë duhet të vlejë edhe për gratë. Brezat e amerikanëve – disa të famshëm, disa anonimë – kanë luftuar për ta shtrirë konceptin e barazisë për të përfshirë njerëz të të gjitha racave, të të gjitha etnive, feve, gjinive dhe identiteteve seksuale. Javëve të fundit kemi parë që rrugëtimi i gjatë i Amerikës vazhdon, pasi amerikanët po luftojnë përsëri kundër racizmit dhe padrejtësisë”, thotë Kosnett.

Ai shton se në Amerikë, si në çdo vend, demokracia nuk është sport për spektatorë. Demokracia kërkon angazhim dhe këmbëngulje aktive të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!