Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Osmani, deputeti i 6 legjislaturave nuk futet në garë. Mësoni pse
naser osmani

Osmani, deputeti i 6 legjislaturave nuk futet në garë. Mësoni pse

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Osmani nuk do të kandidojë përsëri për postin e deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Kundër meje ka filluar një proces gjyqësor, mbi një aktakuzë pa asnjë bazë të arsyeshme edhe pa asnjë fakt”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës!

Gjatë ditëve të fundit, jam përballur me një presion medial krejtësisht të padrejtë. Kundër meje ka filluar një proces gjyqësor, mbi një aktakuzë pa asnjë bazë të arsyeshme edhe pa asnjë fakt.

Ekspertiza gjyqësore e dëshmon të kundërtën e pretendimeve të prokurorit dhe e vë në pah pastërtinë time të plotë. Të dashur qytetarë, si përfaqësues i juaji në gjashtë legjislatura, kam mbrojtur me nder interesin e përgjithshëm dhe kam bërë më të mirën e mundshme.

Duke e vlerësuar pafundësisht besimin që më keni dhënë dhe për të garantuar proces gjyqësor pa asnjë ndikim dhe pas asnjë dyshim, kam vendosur që, përkundër propozimit nga Dega e Lipjanit, të mos jem pjesë e listës së LDK-së, partisë sime të përjetshme.

Dëshiroj të falënderoj Degën time dhe Kryesinë e LDK-së, t’u dëshiroj suksese kolegëve të mi kandidatë, si dhe jam i bindur se LDK-ja do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!