Osmani: Albin Kurti nuk e sulmoi NATO’n

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani thotë se Kryeministri Albin Kurti nuk e ka sulmuar NATO-në. Ajo ka bërë të ditur sot se ia ka përcjellë deputetëve të Kuvendit letrën e kryeministrit Albin Kurti lidhur me marrëveshjen që në vitin 2013-të kishte nënshkruar tash presidenti i vendit, Hashim Thaçi me ish-sekretarin e NATO’s.

“Meqë në letrën e tij, Kryeministri i vendit e nënvizon rëndësinë e informimit të të gjithë deputetëve të Kuvendit lidhur me këto dokumente dhe asnjëra nga to nuk janë cilësuar si të klasifikuara sipas ligjeve në fuqi, ju kam përcjellë deputetëve të plotë letrën e Kryeministrit Kurti, shkëmbimin e letrave të vitit 2013 ndërmjet Kryeministrit të atëhershëm z. Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, z. Rassmusen, si dhe Opinionin ligjor të Zyrës së Kryeministrit mbi këtë shkëmbim letrash”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se respektimi i Kushtetutës është obligim i të gjithëve.

‘Respektimi i Kushtetutës së Kosovës është obligim i të gjithëve, siç është edhe ruajtja dhe kultivimi i partneritetit me partnerët tanë strategjikë. Në takimin e sotëm me komandantin e KFOR-it, kam vlerësuar kontributin e kësaj force dhe të NATO-s në 20-vjet të angazhimit të saj për një Kosovë të sigurt dhe e kam siguruar që mbesim të përkushtuar për një bashkëpunim të thellë. Anëtarësimi i Kosovës në NATO është interes i yni shtetëror”, ka shkruar mes tjerash Osmani .

 Kërkesat që secili institucion në Kosovë të respektojë Kushtetutën dhe procedurat kushtetuese nuk do të duhej të keqinterpretoheshin si sulm apo kontestim ndaj NATO-s, por përkundrazi, si avancim të demokracisë e transparencës dhe respektimit të ligjit e kushtetutës në vend”, tha kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Gjatë ditës lideri i partisë opozitare PDK, Kadri Veseli ka kritikuar Kurtin .

Lexo: Veseli: Shqetësuese që Kurti cilëson MV me NATO në kundërshtim me interesat e Kosovës 

Kurti në anën tjetër, kishte deklaruar se “ai  si kryeministër, nuk shpreh asnjë qëndrim për ose kundër marrëveshjes sekrete, për sa i përket përmbajtjes së saj”. Kurti ka vlerësuar lartë rëndësinë e jashtëzakonshme të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe NATO-s për sigurimin e plotë të integritetit territorial të Republikës dhe të qytetarëve të saj.

“Dhe unë, si kryeministër, i garantoj Kuvendit, si dhe të gjithë qytetarëve të Republikës se nuk do të ndërmarr asnjë hap që do të rrezikonte këtë aleancë të domosdoshme për sigurinë e vendit tonë”, thuhet në shkresën që kryeministri Kurti i ka dorëzuar Kuvendit. Kryeprokurorit dhe Presidentit.

Kurti sa u pa nga paraqitja e tij, konteston procedurën e ligjshmërisë së saj përkitazi me letrën. Vërejtjet e tij kanë të bëjnë para së gjithash me faktin se deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë diskutuar Marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar në Bruksel me 19 Prill të vitit 2013 , por ata nuk kanë qenë të njohtuar se po atë ditë paska pasur edhe Marrëveshje tjera, si letra e Thaçit drejtuar Rasmussenit me po këtë datë.

Sipas Kurtit kjo mund të jetë shkelje kushtetuese dhe për këtë mos njohtim nga presidenti aktual, fjalën duhet ta thonë deputetët.

Lidhur me zhvillimet që kanë të bëjnë me letërshkëmbimin Thaçi – Nato lexo shkrimet në vazhdim:

Këtu mund të gjeni letëshkëmbimin Thaçi – Rasmussen

Zyrtare: Çdo lëvizje e FSK-së në veri kërkon njoftim paraprak /pajtueshmëri nga KFOR-i

Kurse këtu keni reagimin e Kurtit në raport me këte letërshkëmbim

Ndryshe nga NATO, Haradinaj thotë se FSK ka mandat të plotë në gjithë Kosovën

@infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.