Orkidea –simbol i dashurisë

Orkidea –simbol i dashurisë

Orkideja me shekuj ka qenë simbol i dashurisë, luksit dhe bukurisë. Grekët e kanë konsideruar këtë lule si simbol të burrërisë (potences). Kinezët, prej kohës së Confuciusit, e kanë quajtur orkiden “bima e aromës së Mbretit”.

Familja e orkideve është njëra nga familjet më të mëdha të bimëve, që rriten në çdo vend përpos në Antarktik. Lulet e orkidesë duket të jenë shumë të komplikuara, por në realitet ato kanë një strukturë shumë të thjeshtë, sikurse edhe një pjesë e familjes së orkideve siç është Familja e zambakëve.

Orkidetë kanë 3 sepale (nëpetël) dhe 3 petale (sëpetël). Kjo ngjashmëri me bimët e tjera është vetëm sipërfaqësore, sepse të gjitha orkidetë kane petalen e tyre të mesme të transformuar në një strukturë unike që quhet labellum ose buzë. Kjo petale gjithmonë tërësisht dallon nga dy petalet e tjera. Orkidetë gjithashtu kanë edhe tipare rigjenerimi të ndryshme. Në vend të organeve të ndryshme femërore dhe mashkullore, stamen-i dhe pistils-i, janë të kombinuara në një strukture të vetme të quajtur column (kolone, varge).

Farat janë të vendosura në vende sterile në një përzierje të sheqerit dhe lëndëve ushqyese. Ky vend (termos) luan rolin e një serre të imët. Filizat qëndrojnë në termos për përafersisht një vit. Atëherë ato vendosen në një vazo “shoqërore“. Ato rriten në këtë vazo për 8 muaj deri në një vit. Atëherë ato zhvendosen në vazo individuale, që mund të zgjasë deri në shtatë vjet derisa të zhvillohen në një bimë që lulëzon, varësisht nga lloji i orkidesë.

Orkideja ka zhvilluar lulet që joshin insektet, të cilat i polenizojnë ato. Orkidetë gjithashtu kontrollojnë arritjen e kulmincaionit të aromës së tyre. Disa orkide polenizohen nga fluturat a natës, për këtë arsye aroma e tyre është më e mire gjatë natës.

Orkidetë nuk rriten vetëm në pyjet tropikale, sepse disa lloje të tyre rriten në gurë (e përdorin gurin si spirance – diçka ku ato mbështeten). Orkidetë tokësore rriten në livadhe, zonat pyjore dhe në vargmale.

Njerëzit që nga kohët e hershme janë të fasionuar nga orkidea. Orkideja me shekuj ka qenë simbol i dashurisë, luksit dhe bukurisë. Grekët e kanë konsideruar këtë lule si simbol të burrërisë (potences). Kinezët, prej kohës së Confuciusit, e kanë quajtur orkiden “bima e aromës së Mbretit”. Në Mesjetë, orkidea ka luajtur një rol të madh për ilaqet bimore. Kur ëndërrohet orkidea, ajo supozohet që paraqet një nevojë të madhe të brendshme për butësi, hijeshi dhe romancë në lidhjen (marrëdhënien) e atij që ëndërron./Info Globi/ Arbnora Gojani-Mazreku