Ballina / RAJONI / Organizatat për mbrojtjen e mediave i shkruajnë Edi Ramës
edi rama

Organizatat për mbrojtjen e mediave i shkruajnë Edi Ramës

Katër organizata ndërkombëtare për media, i bën thirrje të mërkuren qeverisë së Shqipërisë, të tërhiqet nga dy projektligje për mediat në internet.

Në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Qendra Evropiane për Lirinë e Mediave, Federata Evropiane e Gazetarëve, Reporterët pa Kufij dhe Pen-i Ndërkombëtar, u kërkoi atyre të tërheqin këto projektligje.

Organizatat u kërkuan autoriteteve shqiptare që në përpilimin e ligjeve të përfshijnë edhe gazetarët si dhe të kërkojnë ndihmë ndërkombëtare në përgatitjen e ligjeve të reja.

Ato thanë se në vendet demokratike mediat në internet janë vetë-rregulluese.

Në tetor, edhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) shprehu shqetësim rreth sistemit të ri të regjistrimit për faqet e internetit të mediave në Shqipëri.

@Fluidi

Provo po ashtu

Shqipëria feston Ditën e Pavarësisë

Në Shqipëri sot është festuar 106 vjetori i shpalljes së Pavarësisë. Autoritetet më të larta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.