Ballina / KOSOVA / ORCA proteston kundër ndërhyrjeve politike në arsim
orca ,protesta, arsim, prishtine, kosove
Nga arkivi

ORCA proteston kundër ndërhyrjeve politike në arsim

Organizata për Cilësi në Arsim (ORCA) ka protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, kundër ndërhyrjeve politike në pavarësinë e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) dhe Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Ata i kanë kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj që të mos ndërhyjë në çështjet e Agjencisë për Akreditim.

Deri te ky reagim erdhi pasi që kryeministri tha se Këshillit Shtetëror i Cilësisë dhe Bordi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim nuk morën vendim të drejtë në lidhje me mosakreditimin e tri universiteteve publike.

POSTIMI I PLOTË

Kush o’ ma i forti?
– Është pyetje që bëhet për mbretërinë e kafshëve nëpër çerdhe?

Kosh o’ ma i forti?
– Është pyetje që bëhet në ndeshjet e karatesë, xhudos, boksit, kick-boksit e sporteve te rënda.

Kjo pyetje, nuk do të duhej të shtrohej në një Çështje Publike, në një Republikë. Por, meqë në Kosovë kryeministri është i sporteve të rënda, njeri i pajisur me muskuj dhe sipas të gjitha gjasave shumë i fortë, dhe meqë ai mendon se edhe në raport me institucionet tjera autoriteti vendoset përmes pyetjes “Kush o’ ma i fort?” atëherë ne jemi munduar t’ia përkthejmë gjuhën e ligjeve dhe kushtetutës në gjuhën që ai e kupton.

Kush o’ ma i fortë: kryeministri apo Këshilli Shtetëror i Cilësisë? – përgjigja Kryeministër është: Këshilli Shtetëror i Cilësisë. Sepse, institucioni i njëjtë ju ka zgjedhur juve kryeministër dhe Këshillin Shtetëror të Cilësisë, ju ka zgjedhur Kuvendi i Republikës.

61 deputetë, përfaqësues të popullit të Kosovës e kanë votuar kryeministrin.
76 deputetë, përfaqësues të popullit të Kosovës e kanë votuar Këshillin Shtetëror të Cilësisë.

Ma i fortë, moralisht e politikisht është Këshilli i Cilësisë.

Ligji Nr. 06/L-113 për Agjencitë e Pavarura e njeh Agjencinë e Kosovës për Akreditim si institucion të pavarur në të cilin Qeveria nuk mund të ndërhyjë.

Ligji Nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë e njeh Agjencinë e Kosovës për Akreditim si të vetmin institucion që merret me çështjen e akreditimit.

Pra, në pyetjen “Kush o’ ma i fortë: kryeministri a Këshilli Shtetëror i Cilësisë?” – përgjigja është: Këshilli Shtetëror i Cilësisë.

Duke shpresu që deri këtu gjithçka është e qartë për kryeministrin tonë që padyshim është i fortë, paralajmërojmë:
Se në rast se Kryeministri dhe Ministri i Arsimit provojnë të vënë dorë mbi Agjencinë e Kosovës për Akreditim, ne do t’i padisim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, sepse nga ligjet në fuqi, është e qartë që Kryeministri dhe Ministri i Arsimit nuk janë autoritete që mund të vendosin për çështjet e akreditimit.

Përveç kësaj, çdo ndërhyrje e Kryeministrit dhe Ministrit të Arsimit, nga sot e tutje do të pritet me protesta. Ne kemi filluar përgatitjet si aktivistë të shoqërisë civile dhe në konsultim me organizatat që veprojnë në Kosovë, me grupet studentore dhe aktivistët në përgjithësi jemi duke u përgatitur për protestat të cilat do të fillojnë me ndërhyrjen e parë të Qeverisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

E në pyetjen “Kush o’ ma i fortë: kryeministri a qytetarët?” – besoj se përgjigjen e dijnë të gjithë.

Provo po ashtu

Philip S. Kosnett

Kosnett: Për herë të parë ekstradohet kosovari për gjykim në SHBA

Philip Kosnett, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,ka deklaruar se sot për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.