Oqeani Arktik po shuhet dita ditës

Drejtuesi i misionit, Markus Rex, tha se ekipi i tij prej 300 shkencëtarësh nga 20 shtete të botës ishin dëshmitarë të bukurisë mahnitëse që ai vend ka.

“Duhet të bëjmë një përpjekje për ta ruajtur këtë zonë për gjeneratat në vazhdim”, tha ai në një konferencë për shtyp.

“Kam parë nga afër se si ngrohja globale po shkakton një efekt të keq për akujt e asaj zone. Oqeani Arktik po shuhet dita ditës. Ishte mjaft e dallueshme sa hidhje sytë nga dritarja apo sa ecje në akull të thyeshëm.”

Rex theksoi se akulli është shkrirë dhe anija mund të lundronte nëpër ujë oqeanik pa pengesa. Ndonjëherë ngjante sikur nuk kishte fund. Horizonti dhe deti ishin një.

“Nëse akulli vazhdon të shkrijë me këto ritme, në shumë pak dekada do të kemi një Arktik bosh.”

Misioni Polarstern shpenzoi më shumë se një vit atje dhe mblodhi të dhëna për ekosistemet dhe oqeanin që dëshmonin impaktin e ngrohjes globale në atë rajon.

Për këtë mision, u ngritën katër pika observuese me distancë 40 km ndaj njëra tjetrës dhe anijes. U mblodhën monstra hidrogjenike për të studiuar planktonet apo bakteret që përmbajnë.

Ekspedita, buxheti së cilës kapi shifrën e 140 milionë eurove, solli një sasi të dhënash, rreth 150 terabajt, dhe mbi 1000 mostra.

Shkencëtarët, shpresojnë të kuptojnë natyrën dhe sistemin klimaterik të Arktikut me këto gjetje.

Anija u nisa nga Tromso, Norvegji, në 20 Shtator 2019 dhe gjatë kësaj periudhe ka qëndruar në errësirë totale, si dhe temperatura -39 gradë Celsius. Gjatë kësaj kohe, eksploruesit kanë parë rreth 60 arinj polarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.