Optimizëm në Spanjë, shënojnë rënie vdekjet nga koronavirusi

Në Spanjë, duket se po ngritet optimizmi pasi shifrat e fundit, prej 674 vdekje u regjistruan në 24 orët e kaluara – duke regjistruar kështu numrin më të ulët të vdekjeve për 24 orë që nga 26 marsi, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Virusi ka marr 12.418 jetë në vend, duke e radhitur Spanjën si vendin e dytë në Evropë pas Italisë për nga vdekjet nga COVID-19. Spanja ka regjistruar 130.759 raste të konfirmuara, sipas ministrisë së shëndetësisë.

Të dhënat e fundit sugjerojnë se rritja e numrit të infeksioneve është ngadalësuar në rreth 5% – rritja më e vogël që është parë që kur zyrtarët filluan të gjurmojnë shpërthimin. Numri aktual i rasteve në vend, megjithatë, ka të ngjarë te jetë ende i lartë pasi rajone të goditura rëndë siç janë Madridi dhe Katalunia udhëzuan njerëzit me simptoma të butë që të izolohen në vend që të kërkojnë testime,

Ndërsa zyrtarët kërkuan kujdes në interpretimin e të dhënave, ata vunë në dukje se shifrat kanë tendencë për rënie, me më pak hospitalizime dhe një rënie në pacientët që kanë nevojë për kujdes intenziv.

“Ajo çfarë po kuptojmë nga rajonet është se presioni po lehtësohet,” tha María José Sierra nga Qendra e Urgjencës Shëndetësore në Spanjë./Infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.