Ballina / KRYESORE / Opozita maqedonase do të vazhdojë me protesta

Opozita maqedonase do të vazhdojë me protesta

 Shkup. –  Opozita maqedonase do ta vazhdojë me protesta me kërkesë për dorëheqjen e kryeministrit Gruevski, të cilat qenë ndërprerë shkaku i konfliktit të armatosur në Kumanovë.

Protesta e LSDM-së do të mbahet të dielën më 17 Maj, dhe besohet se ajo do të fillojë në orën 14 në Shkup.

Sipas mediave të Maqedonisë në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të partisë, shumica kanë vendosur që protesta të mbahet, edhe pse ka pasur edhe propozime që ajo të anulohet.

Gjithashtu është vendosur që edhe shpalosja e ‘bombave’, përmbajtjeve të regjistruara nga përgjimi i bisedave të zhvilluara nga pushtetarët  të vazhdojë por me dinamikën që do të vendoset nga udhëheqësit e partisë./infoglobi