Ballina / KOSOVA / Operohet ish Kryeministri Bajram Rexhepi

Operohet ish Kryeministri Bajram Rexhepi

Përmes një konference për media  Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka lajmëruar se operacioni i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, është kryer me sukses dhe se tani ata do e përcjellin gjendjen e tij në vazhdimësi.

Sipas kirurgut Arsim Morina e rëndësishme është se operacioni ka shkuar sipas parashikimeve dhe shpresojnë për shërimin e tij sa më të shpejtë.

“Gjatë vizitave të vazhdueshme kemi ardhur në përfundim se është e nevojshme ndërhyrja operiative. Ka pësuar dy sulme në tru të cilat kanë rrezikuar seriozisht shëndetin e Bajram Rexhepit. Rrjedha operative ka shkuar në rregull dhe nuk ka pasur komplikim, ndërsa tani është situatë e cila duhet të përcillet në vazhdimësi. Mirëpo e rëndësishme është se gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve”, ka theksuar Morina.

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi iu ka nënshtruar ndërhyrjes operative kirurgjike në Klinikën e Neurokirurgjisë, në mënyrë që të evitohen përparimet e mëtejme të dëmtimeve të trurit.

Konsiliumi në përbërje të anesteziologut, neurologut, neurokirurgut, radiologut, kardiologut, kirurgut vaskular, pulmulogut, fillimisht kanë mbajtur takimin ku është analizuar gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi.

@Fluidi

Provo po ashtu

Kastrati: Ushtria mund të jetë e gatshme më 2025

Sipas ish-komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, Kosova mund të ketë ushtri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.