Ballina / RAJONI / Operacioni “Rekrutimi”, 2 të arrestuar
vlore_infoglobi

Operacioni “Rekrutimi”, 2 të arrestuar

Një punonjës i policisë ushtarake në Vlorë është arrestuar për korrupsion.

Sipas policisë së Vlorës, ai është vënë në pranga në sajë të operacionit “Rekrutimi”.

Deraldo Kamberi 23 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Ushtarake në Vlorë dhe Erlind Varfi, 23 vjeç, nga Vlora, në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë marr një personi, një shumë vlerash monetare prej 2000 euro me premtimin se do ta ndihmonin të punësohej në strukturën e Forcave të Armatosura.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e vlerave monetare prej 2000 euro.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim”.

Check Also

hakeri, krime kibernetike

Krime kibernetike në SHBA, arrestohet një shqiptar

Krime kibernetike në SHBA, arrestohet një shqiptar. Autoritetet policore në Shqipëri njoftuan sot në mbrëmje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *