fbpx

Operacion antiterrorizëm në Belgjikë, arrestohen 7 persona

Autoritetet belge kanë paraburgosur shtatë persona për t’i marrë në pyetje pas bastisjes së disa shtëpive, operacion ky që ka të bëjë me një hetim kundër terrorizmit në Bruksel, njofton prokuroria e këtij qyteti të mërkuren.

“Hetimet që kanë të bëjnë me çështjen e kthimit të mundshëm të luftetarëve nga Siria”, thotë njoftimi i prokurorisë.

Operacionet janë fokusuar në rreth tetë lokacione dhe nuk kanë lidhje me sulmet e fundit terroriste në Bruksel apo Paris.

Në lokacionet e bastisura nuk është gjetur armatim apo mjete shpërthyese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.