Ballina / KOSOVA / Ofendohet dhe nxjerret dhunshëm nga salla gazetarja e RTK-së
kuvendi, mosbesimi, mocioni

Ofendohet dhe nxjerret dhunshëm nga salla gazetarja e RTK-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon kërcënimin e pjesëtarit të sigurimit të Kuvendit të Kosovës ndaj gazetares Lumturie Blakaj, e cila ishte duke mbuluar seancën e ditës së enjte.

Gazetarja e RTK-së, Lumturie Blakaj, ka informuar AGK-në se në kohën kur ajo po mbulonte seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, është penguar në punën e saj nga një pjesëtar i sigurimit të Kuvendit të Kosovës.

“Unë jam fyer me fjalët më poshtëruese dhe me një sjellje arrogante nga pjesëtari i Sigurimit të Kuvendit të Kosovës”, tha Blakaj.

Gazetarja Blakaj thekson se është penguar nga pjesëtari i sigurimit derisa ajo ishte duke biseduar me një deputet dhe është poshtëruar madje edhe në prani të disa gazetarëve të tjerë.

Ajo thotë se ofendimi është përcjellë edhe me veprim fizik, duke e nxjerrë atë dhunshëm nga salla, ku qëndronin deputetët. Ajo shtoi se pjesëtari i sigurimit e ka kërcënuar verbalisht duke i thënë se nuk do të lejohet në të ardhmen që të hyjë më në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

“Përgjatë këtyre 18 vjetëve karrierë që përcjellë Kuvendin e Kosovës, nuk jam ndierë më e injoruar dhe më e fyer nga zyrtarët e shtetit të Kosovës”, tha Blakaj.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon ashpër kërcënimin e pjesëtarit të sigurimit të Kuvendit të Kosovës ndaj gazetares dhe kërkon që të merren masa adekuate ndaj këtij pjesëtari.

Ky është rasti i dytë që për një kohë të shkurtër kanë ndodhur kërcënime dhe sjellje arrogante nga anëtarët e sigurimit të Kuvendit të Kosovës ndaj gazetarëve që përcjellin punën e këtij institucioni.

AGK do të dërgojë letër shqetësuese tek kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe drejtori gjeneral i policisë së Kosovës që të ndërmarrin masa për të ndaluar këto sjellje të pahijshme të anëtareve të sigurimit.

@Fluidi

Provo po ashtu

sokol dobruna

Sokol Dobruna ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, ka folur rreth themelimit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.