Ballina / Biznes / Karrierë / OEK: Valuta digjitale nuk është e rregulluar me ligj

OEK: Valuta digjitale nuk është e rregulluar me ligj

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) i bashkëngjitet Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) rreth informimit të publikut dhe bizneseve mbi rrezikun dhe nevojën për edukim, lidhur me përdorimin e valutave virtuale, të ashtuquajturat kriptovaluta sikurse bitcoin, ether etj.

“Kriptovalutat gjenerohen dhe operojnë në sisteme kompjuterike në nivel botëror me një treg aktual prej 100 miliardë dollar. Në Republikën e Kosovës ende janë të pa rregulluara me ndonjë ligj, të pambështetura e as të mbuluara me ndonjë rregullore të ndonjë autoriteti vendor. Përdorimi i kriptovalutave si mjet i pagesës ose si investim nga bizneset dhe individët e painformuar dhe të pa trajnuar, përmban një rrezik të lartë”, thuhet në komunikatën e OEK-ut.

Duke i patur parasysh aktivitetet ekzistuese të bizneseve kosovare, investimet e tyre në gjenerimin dhe përdorimin e kriptovaluatave, OEK do të organizoj një seri të Seminareve, me qëllim të edukimit lidhur me teknologjinë Blockchain.

Blockchain është teknologjia mbi të cilën janë ndërtuar kriptovalutat dhe shumë modele të reja të biznesit. Kjo teknologji mundëson financimin e projekteve përmes metodologjisë ICO nga investitorët anembanë globit.

“Ekonomia digjitale globale është ekonomi e re me rritje të madhe dhe të shpejtë, me potencial të madh për biznes dhe me kuqje të lehtë në te përmes internetit”, thuhet në komunikatën e OEK-ut./infoglobi

Provo po ashtu

pamje nga protesta e sotme per telekomin

Bedri Istrefi: Kontrata me “Z Mobile” shkëputet me 30 Korrik

Telekomi e shkëput kontratën me Zmobile. Njoftimi për shkëputje bë në protestën e punëtorëve të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.