Ballina / KOSOVA / O’Connell : Zyrtarët e korruptuar kosovarë nuk do të mund të hyjnë në Britani
Ruairi O Connell, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë
Ruairi O Connell, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë

O’Connell : Zyrtarët e korruptuar kosovarë nuk do të mund të hyjnë në Britani

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka shkruar se zyrtarëve të korruptuar kosovarë do t’iu ndalohet hyrja në shtetin e tij

Këtë O’Connell e ka bërë të ditur në një koment në rrjetin social “Facebook”, teksa po bashkëbisedonte me qytetarë.

Ai u pyet nga një qytetar nëse Ambasada e Britanisë së Madhe do të veprojë njësoj si ajo e Amerikës për t’i ndaluar vizat zyrtarëve të korruptuar

O’Connell deklaroi se cilido që ka histori kriminale dhe që ka lidhje me korrupsionin, nuk do të mund të hyj në Britani.

Në anën tjetër, Ambasada Amerikane në Kosovë ditë më parë bëri të ditur se ka marrë vendim që të mos ua lëshojë vizat zyrtarëve që akuzohen për korrupsion.

facebook, vizat, britania e madhe, o connell

 

Poashtu O’Connell u shpreh se për shkak të këtyre aferave korruptive ai nuk mund të ju thotë investitorëve britanikë të vijnë dhe të investojnë në Kosovë.

“Unë kam investitorë britanikë të cilët duan të investojnë në Ferizaj, por si mund të ulem unë në takim me ta dhe të ju thëm ‘Mos u brengosni sepse paratë tuaja janë të sigurta në Ferizaj’ kur ne e dimë se njerëzit si këta udhëheqin policinë, dhe kur e dimë që këto lidhje me kriminalitetin vazhdojnë dhe kur sisteme gjyqësore bëjnë gabime dhe nuk ka përgjegjësi për ata gjykatës që janë duke i bërë këto, dhe është një fjalë për këtë: KAPJE E SHTETIT”. Ka shkruar Ambasadori O’Connell

Provo po ashtu

Philip S. Kosnett

Kosnett: Për herë të parë ekstradohet kosovari për gjykim në SHBA

Philip Kosnett, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,ka deklaruar se sot për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.