Ballina / KOSOVA / O’Connell: Nuk ndryshohet e kaluara, por mund të vendosim si do të duket e ardhmja
ruairi o connell prizren

O’Connell: Nuk ndryshohet e kaluara, por mund të vendosim si do të duket e ardhmja

Të mërkuren Ambasada Britanike, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Komuna e Prizrenit prezantuan fazën e parë të projektit për revitalizimin e rrugës Marin Barleti në Prizren.

Në këtë ngjarje Ambasadori Britanik Ruairí O’Connell tha:

“Nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por ne mund të vendosim se si do të duket e ardhmja. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, nga konflikti në Kosovë kanë vdekur mbi 10,000 civilë, nga të cilët 8676 ishin shqiptarë të Kosovës, 1,196 serbë të Kosovës, 265 romë, ashkali dhe egjiptianë dhe 86 boshnjakë, edhe 2128 nga UÇK-ja, 720 Ushtria Jugosllave, 364 Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë dhe 213 nga KFOR-i. Mbi 1,600 persona janë ende të zhdukur dhe ka mijëra viktima të dhunës seksuale. Ne nuk guxojmë të harrojmë Reçakun, Krushën e Madhe, Likoshanin, Qirezin, Lubeniqin, Mejën, Qyshkun, Pavlanin, Zahaqin, Dubravën, dhe shumë masakra të rënda që kanë ndodhur në Kosovë. Por gjithashtu nuk guxojmë të harrojmë Grackën e Vjetër, Gorazhdevcin ose marsin 2004, kur Prizreni po digjej, si dhe shumë shtëpi të familjeve serbe të Kosovës dhe kisha ortodokse u dogjën. Nuk mund të ndërtojmë të ardhmen me gjysmë të vërteta. Por projekti i Marin Barletit është shembull i mire se edhe me qenë se nuk mund të ndryshojmë të kaluarën, ne mund të zgjedhim të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur.”/ infoglobi

Provo po ashtu

Veliu: Nuk jam takuar asnjëherë me Sami Lushtakun

Agim Veliu, i cili ditëve të fundit është raportuar nëpër medie se i ka gjasat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.