obsh

OBSH shpreson se vaksinat anti-COVID në Kosovë arrijnë në qershorin 2021

Gjatë ditës, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka pranuar një donacion të oksigjeno-koncentratorëve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për zvogëlimin e nevojës së prezencës së bombolave të oksigjenit nëpër dhomat e pacientëve.

Por, që zyrtarë të OBSH-ja duke kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë masat, janë shprehur optimistë se deri në qershor të vitit të ardhshëm do të vijnë në Kosovë vaksinat e para anti-COVID-19.

“Fatkeqësisht situata është e vështirë dhe nuk është e përkohshme, për fat të keq kjo situatë do të zgjasë për një periudhë mjaft të gjatë kohore. Prognoza më optimiste është që vaksinat e para do të vijnë në Kosovë në qershor të vitit të ardhshëm, kështu që deri atëherë ne duhet të mbrohemi”, ka thënë Sergy Koryak, përfaqësues i OBSH-së.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se donacionet po ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe luftën kundër pandemisë me koronavirus.

“Jemi duke përgatitur edhe format e reja të kërkesave që do t’i shpalosim të premten para partnerëve e donatorëve tanë ndërkombëtarë, që ta fuqizojmë dhe ta zgjerojmë luftën tonë me kapacitete tona për luftën tonë me COVID-19”, ka thënë Zemaj.

Gjatë së enjtes janë trajtuar 385 persona të konfirmuar me COVID-19, prej të cilëve 14 janë në respiratorë e 324 duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Me gjithsej 6 persona të vdekur nga COVID-19, brenda 24 orëve në Kosovë numri i përgjithshëm ka arritur në 498.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.