Ballina / Shëndet & Fitnes / OBSh: Rrezik nga vetëvrasjet dhe depresioni

OBSh: Rrezik nga vetëvrasjet dhe depresioni

“Lëndimet nga trafiku rrugor, HIV/AIDS-i, vetëvrasja janë shkaktarët kryesorë të vdekjes kurse depresioni është shkaku numër një i sëmundjes dhe i paaftësisë”, konstaton Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në raportin e saj Shëndet për adoleshentët e botës.

 Depresioni është shkaktari kryesor i sëmundjes dhe paaftësisë si për djemtë edhe për vajzat e moshës 10 deri 19 vjeç, kurse lëndimet në trafik rrugor, HIV/AIDS dhe vetëvrasjet skanë qenë shkaktarët kryesor të shumicës së 1.3 milion adoleshentëve që kanë humbur jetën në vitin 2012.

“Bota nuk i ka kushtuar vëmendje të mjaftueshme shëndetit të adoleshentëve,” thotë Dr Flavia Bustreo, Ndihmës Drejtor i Përgjithshëm për Shëndetin e Familjes, Gruas dhe Fëmijëve, OBSh.

“Ne shpresojmë se ky raport do të përqendrojë vetëdije të nivelit të lartë në nevojat shëndetësore të moshave 10-19 vjeç dhe do të shërbejë si trampolinë për përshpejtimin e aksionit për shëndetin e adoleshentëve”, ka thënë mes tjerash ai.

Nga pakujdesia në trafik djemtë e pësojnë tre herë më shumë se vajzat, shpalon raporti.

Vetvrasja klasifikohet në vendin e 3-të në mesin e shkaktarëve të vdekjes. ”Disa studime tregojnë se gjysma e të gjithë njerëzve që zhvillojnë çrregullime mendore simptomat e para i kanë rreth moshës 14 vjeçare. Nëse adoleshentët me probleme të shëndetit mendor marrin kujdesin që iu nevojitet kjo do të parandalojë vdekjet dhe do të shmangë vuajtjen gjatë jetës”, thekson Raporti. /infoglobi/v.b.