Ballina / KRYESORE / OBSH rekomandon kufizime në ekspozimin e fëmijëve para ekraneve
telefonat, femijet

OBSH rekomandon kufizime në ekspozimin e fëmijëve para ekraneve

Agjencia për shëndetësi e Kombeve të Bashkuara rekomandoi që fëmijët e moshës 2 deri në 4 vjeç “të mos ekspozohen para ekraneve më shumë se një orë në ditë”, ndërsa njëvjeçarët të mos ekspozohen fare.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në udhëzimin e saj të parë për këtë çështje, tha se fëmijët nën 5 vjeç duhet të jenë fizikisht aktivë dhe të flenë mjaftueshëm për një zhvillim të shëndetshëm.

Agjencia tha se të ekspozuarit para ekranit përfshin shikimin e televizorit dhe lojërat në kompjuter.

Sipas saj, fëmijët midis 1 dhe 4 vjeç duhet të kalojnë së paku tri orë në ditë të angazhuar në aktivitete fizike.

“Foshnjat nën moshën njëvjeçare duhet të ndërveprojnë, të ulur në dysheme, dhe t’i shmangin të gjitha ekranet”, tha OBSH-ja.

Ajo po ashtu tha se mungesa e aktivitetit është një “faktor kryesor i rrezikut” për vdekshmërinë dhe një element kryesor në rritjen e niveleve të obezitetit në mbarë botën.

Në një raport të mëparshëm, OBSH-ja ka thënë se numri i fëmijëve dhe adoleshentëve mbipeshë është rritur dhjetë herë, përkatësisht në 120 milionë, gjatë 40 vjetëve të fundit.

Provo po ashtu

Lutfi Haziri demanton Kurtin se janë në komunikim të vazhdueshëm me LDK-në

Lutfi Haziri i është përgjigjur Albin Kurtit, vetëm pak orë pas thirrjes që ky i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.