Ballina / BOTA / OBSH: Rastet e fruthit u trefishuan në vitin 2019
fruthi vaksinat

OBSH: Rastet e fruthit u trefishuan në vitin 2019

Numri i rasteve të fruthit, të raportuara në mbarë botën në tre muajt e parë të vitit 2019, është trefishuar në krahasim me të njëjtën kohë të vitit të kaluar, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas saj, Afrika ka dëshmuar rritjen më dramatike – 700%.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha se numri aktual mund të jetë shumë më i madh, pasi vetëm një në 10 raste globalisht raportohen.

Fruthi është një sëmundje virale infektive që nganjëherë mund të çojë në komplikime të rënda shëndetësore, përfshirë infeksionet në mushkëri dhe tru.

Sipas OBSH-së, Ukraina, Madagaskari dhe India janë vendet më të prekura nga kjo sëmundje, me dhjetëra mijëra raste të raportuara.

Që nga shtatori, së paku 800 vetë kanë vdekur nga fruthi vetëm në Madagaskar.

Shpërthimet kanë goditur gjithashtu Brazilin, Pakistanin dhe Jemenin, “duke shkaktuar shumë vdekje – kryesisht në mesin e fëmijëve të vegjël”, tha OBSH-ja.

Sëmundja thuhet se është krejtësisht e parandalueshme me vaksinat e duhura.

Provo po ashtu

SHBA-ja i bën thirrje Turqisë të ndalë menjëherë ofensivën në Siri

Nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, tha se presidenti Donald Trump bëri thirrje për një armëpushim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.