Ballina / Shëndet & Fitnes / OBSH: Këto janë shenjat e menopauzës së hershme
In Fabric

OBSH: Këto janë shenjat e menopauzës së hershme

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) rreth 3 % e popullsisë femërore në botë vuan nga menopauza e parakohshme, e cila shfaqet me fillimin e të 30-ve.

Fillimisht manifestohet me çrregullime te ciklit menstrual deri në zhdukjen e plotë të tij.

Ja cilat janë simptomat e menopauzës së parakohshme:

Ulet dëshira për marrëdhënie seksuale

Çrregullimet hormonale mund të ulin dëshirën për marrëdhënie intime me partnerin.

Djersitje e tepërt

Afshet e papritura të djersës, ndjesia intensive e të nxehtit dhe rrahjet e shpeshta të zemrës mund të jenë shenja të paramenopauzës.

Pagjumësi

Janë pikërisht afshet e nxehta dhe djersitja e tepërt ato që shkaktojnë problemet me gjumin.

Fitimi i peshës në mënyrë të pashpjegueshme

Ulja e estrogjenit mund të shkaktojë grumbullim të yndyrës dhe ngadalëson proceset metabolike.

Check Also

Çfarë thonë njollat në sy për shëndetin tuaj

“Konsiderojmë që mënyra në të cilën formohen këto njolla është shumë e ngjashme me mënyrën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *