Ballina / BOTA / OBSH: 800,000 njerëz kryejnë vetëvrasje çdo vit
obsh

OBSH: 800,000 njerëz kryejnë vetëvrasje çdo vit

Afro 800,000 njerëz kryejnë vetëvrasje çdo vit në botë, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke kërkuar veprime për parandalimin e tyre.

Në raportin e publikuar të hënën, OBSH-ja tha se norma globale e vetëvrasjeve ka rënë në periudhën 2010-2016, porse numri i vdekjeve ka mbetur i njëjtë, për shkak të popullsisë globale në rritje.

“Me gjithë përparimin, një person vdes çdo 40 sekonda nga vetëvrasja”, tha përmes një deklarate drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Vetëvrasjet janë të parandalueshme. U bëjmë thirrje të gjitha vendeve që të përfshijnë strategji të parandalimit të vetëvrasjeve në programet kombëtare të shëndetit dhe arsimit”, shtoi ai.

Në raportin e OBSH-së thuhet se metodat më të zakonshme të vetëvrasjes janë varja dhe vetëhelmimi.

Vetëvrasja është shkaku i dytë kryesor i vdekjes te të rinjtë e moshës 15-29 vjeç, pas lëndimeve në rrugë, thuhet në raport.

Në mesin e adoleshentëve të moshës 15-19 vjeç, vetëvrasja është shkaku i dytë kryesor i vdekjes te vajzat dhe shkaku i tretë kryesor i vdekjes te djemtë, sqaron raporti.

I njëjti bën të ditur se shumica e vetëvrasjeve ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku jeton shumica e popullsisë globale, porse normat janë më të larta në vendet më të pasura.

OBSH-ja publikoi raportin një ditë para 10 shtatorit, kur edhe shënohet Dita Botërore për Parandalimin e Vetëvrasjeve.

Provo po ashtu

Moska dënoi aktorin rus Pavel Ustinov me 3 vjet e gjysmë burg

Një gjykatë në Moskë dënoi të hënën aktorin rus Pavel Ustinov me 3 vjet e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.