fbpx

NYT: Historia e mbretërve pa fron

Perspektivat e të huajve për monarkët e ndryshëm reflektohen më së miri nëpërmjet shkrimeve që kanë bërë për të tillët mediat ndërkombëtare.

Shkrimi më poshtë flet për historitë e mbretërve të Lindjes që u ‘shkurorëzuan’ nga shteti i tyre dhunshëm pas ardhjes së komunizmit. Në mes tjerash autori Ed Zuckerman trajton edhe historinë e mbretit Zog.

Ai është publikuar në 3 qershor të vitit 1979 me titullin “In a royal limbo”.

Shkruan: Ed Zuckerman

Mbreti i Shqipërisë është 6 këmbë e 8 inç i gjatë dhe gjithmonë mban një pistoletë në brez. Ka gjasa që të mos e ketë përdorur kurrë atë, pasi ai nuk u përball asnjëherë gjatë kohës në Shqipëri. Regjimi komunist nuk mendoi shumë për familjen mbretërore dhe mbreti nuk bëri asgjë që t’i hyjë në zemër atij. Mbreti i kaloi ditët e tij duke drejtuar “Ushtrinë Kombëtare për Çlirimin e Shqipërisë Etnike”.

Mbreti i Bullgarisë është shoku i ngushtë rinie me mbretin e Shqipërisë. Fëmijët e tyre, shokë gjatë periudhës së ekzilit në Egjipt, shkuan në shkollë bashkë. Por mbreti i Bullgarisë u shmang dhe u mor me synime paqësore. Në një intervistë të dhënë disa kohë më parë, ai u shpreh se mund të bëhej një ambasador i shkëlqyer i Bullgarisë në Kombet e Bashkuara. Qeveria e tanishme komuniste nuk ishte e kënaqur. Mbreti akoma shpreson disi se një ditë do të kthehet në shtëpinë e tij.

Monarkë të tjerë

Në anën tjetër, Arkiduka i Perandorisë Austro-Hungareze ia ka arritur që të bëjë rikthimin, ndonëse vetëm pas disa vitesh përpjekje. Në këmbim të kësaj ai ka braktisur titullin e tij, – një hap ky jo i vështirë, pasi kishte kohë që ai nuk e përdorte atë. Por ai ende e quan veten e tij Otto von Hapsburg.

Që nga Kina në Prusi, që nga Mali i Zi në Rusi, më shumë se 20 monarkë e kanë gjetur veten e tyre të “papunë”, pas përfundimit të revolucioneve dhe luftërave të këtij shekulli. Ata ende vazhdojnë të mbajnë kurorat mbretërore.

Mbreti i Greqisë, Kostandini II ishte rrëzuar në vitin 1973. Këshilli Revolucionar rrëzoi perandorin etiopiane, Haile Selassie, në vitin 1974. Deri kohët e fundit atë e mbajti Shahu i Iranit në një copës tokë të vogël dhe më pas e largoi me një anije. Mbreti tha se ky ishte një “pushim”.

Të shoqëruar nga familja e tij, ndihmësit, shërbyesit, truprojat dhe 200 kuti plot me plaçka, ai u drejtua për në Egjipt, pastaj në Marok dhe më pas në një resort të ishullit “Paradise” në Bahamas. Thuhej se ai kishte qenë një vrapues dhe lojtar tenisi, por nuk mund të ishte i gëzuar. Një gazetë iraniane kishte ofruar një udhëtim falas në Mekë për atë që e vret mbretin.

Disa nga monarkët e rrëzuar në ekzil janë treguar më elastikë. Princi i Kamboxhias, Norodom Sihanouk, punoi si një zëdhënës për qeverinë e “Khmerëve të Kuq”, ndonëse dikur atë e konsideronin thuajse një person të dënuar.

Monarkët perëndimorë

Konti 70-vjeçar i Parisit, trashëgimtari i fronit të vjetër të Burbonëve dhe dikur një personalitet i spikatur politik në Francë, para disa kohësh ishte konsideruar nga Sharl de Goli si një pasardhës i mundshëm.

Aktualisht komandanti Francisko Franko riktheu në krye të fronit mbretëror spanjoll Juan Carlos I, gjyshi i të cilit ishte rrëzuar në vitin 1931.
Shembulli spanjoll nxiti ëndrrat e disa familjeve mbretërore.

Duka i Braganzas, trashëgimtar i fronit portugez, lëshoi një deklaratë për popullin e Portugalisë me rastin e vdekjes së Dukës së mëparshëm, babait të tij, në vitin 1977: “Unë nuk dua që të imponoj pushtetin mbretëror”, – deklaroi ai, – “por po u vë veshin thirrjeve të popullit…. Unë jam i gjithi në dispozicionin tuaj”. Deri tani askush nuk e ka kërkuar.

Edhe pa fron janë mbretër

Sidoqoftë, krerët e dinastive nuk shtrojnë çështjen se sa gjatë kanë mbetur pa pushtet, por e përqendrojnë veten e tyre vetëm me çështje dinastie.

Nuk ka ide të tilla të trajtohesh si “ish – mbret”, – thotë mbreti i Bullgarisë, i cili është rrëzuar nga froni në moshën 9-vjeçare.

“Edhe nëse ju mbani fronin dhe ju jeni në ushtrimin e mbretërimit, edhe nëse ju jeni diku rreth e rrotull apo në ekzil, duhet akoma ta bëni këtë detyrë dhe të përballeni me të njëjtin realitet. Sigurisht, ekzili të bën të përballesh vetëm me një pjesë të saj për shkak të largësisë më të madhe”.

Misteret e Leka Zogut, ja përpjekjet për të rrëzuar Enver Hoxhen

Deri dimrin e kaluar, mbreti i Shqipërisë, Leka I, jetoi në vilën e tij të rrethuar në majën e kodrës, në periferinë e Madridit. Më pas, qeveria spanjolle doli kundër pranisë së arsenalit të armëve që ai kishte në koleksionin e tij, duke i kërkuar më pas që të largohet. Leka ia mbathi bashkë me armët e tij, mbretëreshën me origjinë australiane dhe kurajën e tij prej emigranti shqiptar dhe udhëtoi drejt Rodesisë, ku ai denoncoi veprimet e qeverisë spanjolle. “Le ta shohim atë”, – tha ai përmes një interviste telefonike nga zyra e tij në hotel “Monomatapa”. Ata e dinin prej shumë vitesh për armët. Po pse atëherë ishte dëbuar?
Jeta e një mbreti të pakurorëzuar
“Katër vende dhe unë preferojmë të mos ua përmendim emrin atyre, – presioni i qeverisë na zhvendosi sepse ne ia dolëm me sukses për akuzat që na u bënë”, – thotë ai. Vitin e kaluar, në një vizitë që bëra në vilën spanjolle të Lekës, unë kisha parë në një vështrim të përciptë se pretendimet e tij do të dilnin të vërteta.
Një taksi në Madrid më hodhi atje, një mëngjes rrezatues dhe të ngrohtë. Ndonëse ishte e rrethuar me kangjella me tela me gjemba sipër, unë munda të shikoja vetëm tokë të mbuluar nga pluhuri, përreth disa ndërtesave të ulëta. Te porta ishte roje një i ri shqiptar, i veshur me një palë pantallona të lodhura, ngjyrë të gjelbër, dhe me një pistoletë të varur në brez. “Ka një arsye psikologjike për këtë”, – tha Leka vetëm pak minuta më vonë, kur unë e pyeta rreth mënyrës së veshjes së rojës së tij. “Grupet e emigrantëve janë të prirë të bëjnë më shumë muhabet sesa të shërbejnë. Por, nëse ju e vendosni dikë në uniformë, ata janë më të prirë të shërbejnë sesa të bisedojnë”.
Leka, i cili është 40 vjeç, për veten e tij kishte veshje lufte, me një pistoletë dhe një shpatë të ngjeshur në brez. Në anën e majtë të kraharorit mbante një cohë me një shqiponjë dykrenore dhe sipër saj një kurorë mbretërore.
Përsa i përket gjatësisë trupore dhe epërsinë e tij, në tërësi, ai dukej impresiv teksa qëndronte ndanë tavolinës së tij të lartë, me një pirg materialesh pune. Muret e dhomës në zyrën e tij ishin të mbushura me hartat e Shqipërisë dhe fotografi me mbretin Hussein të Jordanisë, mbretin Huan Karlos të Spanjës, mbretin e ndjerë të Arabisë Saudite, Saisal dhe sigurisht, mbretin e Shqipërisë.

Ngritja dhe rënia e Zogut

Ishte Zogu, babai i ndjerë i Lekës, i cili krijoi familjen mbretërore shqiptare të tanishme. Në vitin 1912, pas rreth 500 vjet sundimi të turqve, Shqipëria u shpall e pavarur nga Perandoria Osmane. Dy vjet më vonë, Fuqitë Perëndimore vendosin një princ gjerman, të quajtur William Wied si mbretin e parë të Shqipërisë, duke u mbështetur në praktikën e zakonshme të emërimit të monarkëve jovendas që të drejtojnë monarkitë e reja. Duke i krahasuar me praktikat e kurorëzimeve të zakonshme, ato nuk kishin qenë aq të ngurta për detyrën në Shqipëri. Vendi i egër, i ndodhur si sanduiç midis Greqisë dhe vendit tjetër që më vonë mori emrin Jugosllavi, ishte më i prapambeturi në Europë dhe më tej. Ka një industri të vogël dhe është pa linja hekurudhore, por ka një mori klanesh të brendshme kundërshtare.
Mbretërimi i William-it ishte i shkurtër dhe i pasuksesshëm; ai u kthye në Gjermani pas 6 muajsh. Ndërkaq, Zogu, i cili atëherë njihej si Ahmet bej Zogu, ishte një yll që po shkëlqente në realitetin shqiptar. Trashëgimtar, me një prejardhje të gjatë bajraktarësh në Shqipërinë e Veriut, ai ishte një ushtarak dhe politikan, dhe në vitin 1922 bëhet kryeministër. Ai e shpalli veten mbret në vitin 1928. William Wied dërgoi një notë proteste për këtë. Por kjo u injorua në mënyrë të gjithanshme.
Zogu u mbijetoi disa revoltave dhe atentateve. Por ai nuk mundi që t’i rezistojë ushtrisë së Musolinit, e cila e pushtoi Shqipërinë më 7 Prill 1939. Mbretëresha Geraldinë, një ish-konteshë hungareze (dhe me një lidhje të largët me presidentin Riçard Nikson), u largua drejt Greqisë së bashku me djalin e saj 3-ditësh, princin e kurorëzuar, Leka. Thuhet se Zogu erdhi më pas me një pjesë të konsiderueshme të thesarit kombëtar. “Ky është një informacion i rremë”, – thotë Leka. “Fakti është se thesari kombëtar shqiptar nuk ka qenë kurrë kaq i madh. Dhe që kurrë nuk është shpenzuar për qeverinë në ekzil”.

Vështirësitë e mbretit në ekzil

Sidoqoftë, Leka u rropat në mënyrë të parehatshme në Egjipt, Francë, Britani dhe Spanjë. Babai i tij vdiq në vitin 1961, teksa familja ndodhej në ekzil dhe Leka u shpall mbreti nga Asambleja Kombëtare e shqiptarëve të mërguar, kur ai i kishte mbledhur nxitimthi në një hotel në Paris. Ceremonia nuk u pranua nga të gjithë, – sigurisht edhe nga pushteti komunist që kishte marrë pushtetin pas Luftës së Dytë Botërore. Madje, as nga të gjithë emigrantët shqiptarë.
“Kishte një ndjesi të përhapur gjerësisht në radhën e grupeve të emigrantëve se Leka nuk mund të jetë mbret për shkak se ai nuk ishte kurorëzuar asnjëherë”, – thotë Rexhep Krasniqi i Komitetit Shqipëria e Lirë në Nju Jork. “Por, realisht, askush e pëlqente. Mua më duket se ai nuk e meriton”.
Që në moshë të re Leka nisi biznesin.

“Për shkak të natyrës së punës që bëj dhe kontakteve të mia në Lindjen e Mesme, merrem me ndërmjetësimin e ndonjë kompanie që dëshiron të shesë pajisje atje. Ato vijnë dhe i shqyrtojnë këto gjëra me mua… Shumë vende të Lindjes së Mesme janë akoma monarkike dhe ato vazhdojnë akoma të respektojnë monarkitë europiane”.

Si mbret i ri, Leka ka udhëtuar gjithashtu për të vizituar komunitetet e emigrantëve shqiptarë nëpër botë si dhe ka forcuar miqësinë politike. Një e tillë është me Ronald Regan, i cili në vitin 1967 u surpriza shumë kur i dha për dhuratë një elefant të vogël.

Leka në krye të formacionit ushtarak

Megjithatë, tani Leka u është rikthyer kryesisht qëllimeve të tij te një rol i ri: president i Këshillit Ushtarak për Çlirimin e Shqipërisë Etnike. (Shqipëria Etnike përfshin pjesët e Jugosllavisë dhe Greqisë, që janë të banuara nga shqiptarët).

“Unë mirëpres çdo njeri që punon për Shqipërinë, qoftë ata që e njohin ose nuk e njohin monarkun”, – thotë ai. Ai flet qartë dhe ngadalë në anglisht, me një theks të veçantë mospërfillës.

Leka nuk më tregon për madhësinë e ushtrisë së tij, e cila mbledh rreth vetes vullnetarë të rinj me emigrantë shqiptarë. Unë pashë vetëm një gjysmë duzine me trupa që shfaqeshin përreth. Por të tjerët mund të kishin qenë brenda nëpër ndërtesa.

“Ne kemi qarkullime gjatë gjithë kohës”, – thotë Leka. Që prej këtu ata shkojnë në kampet e tjera ose mbështeten tek komunitetet e tjera ku ata rifillojnë jetën civile derisa ata të thirren në luftë. Ai refuzoi të thotë se ku janë të vendosura kampet e tjera.

“Ne nisëm veprimin e parë ushtarak në vitin 1975 me tri çeta që shkuan drejt Shqipërisë. Një çetë është njësi luftuese me një madhësi të papërcaktuar. Ata shkuan në Shqipëri të merrnin vesh për kushtet e popullit dhe nëse mund të organizonin një lëvizje ushtarake. Përgjigja ishte përfundimisht po. Që atëherë ne kemi kryer disa operacione. Disa janë raportuar edhe nga shtypi dhe disa jo”.

“The New York Times”: “Si u arrestua Leka në Bangkok”

Njëri prej tyre, megjithëse ishte raportuar shkurtimisht, tregonte ngjarjen që ndodhi në prag të Krishtlindjeve të vitit 1976, kur një shpërthim i vogël tronditi Ambasadën Shqiptare në Paris, i cili rezultoi me thyerjen e xhamave të disa dritareve. Ky bëri gjithashtu që ambasadori t’ia mbathte nga sytë këmbët prej frike”, – tha Leka, me një të qeshur krenare.

Siç bisedova me Lekën, të rinj, të veshur me uniformë, bënë një parakalim në zonën përreth dhe u ndalën me këtë rast pranë dritares së hapur të zyrës së tij dhe na përshëndetën. Një grumbull mizash zukatnin rreth e rrotull nesh. Për një çast një zile telefoni ra. Po vinte një thirrje nga Melburni. Babai i një të riu shqiptaro-australian, që kishte qenë burgosur në Marok i akuzuar për trafik droge, dëshironte të dinte nëse Leka mund ta nxirrte djalin për një kohë të shkurtër nga burgu për një ceremoni mortore të motrës së tij. Leka iu përgjigj me përzemërsi, pa marrë parasysh zhurmën e mizave dhe menjëherë telefonoi ambasadorin maroken, me një frëngjishte të rrjedhshme, duke i bërë kërkesën për rastin e djalit. Pastaj ai rifilloi rrëfimin e tij ushtarak.

Përpjekjet kundër Enverit

Këto janë fletushkat që ne i hodhëm në Shqipëri vitin e kaluar”, – thotë ai, teksa tregonte me dorë letrat.

“Ne i hodhëm në qarkullim në Veri të vendit, duke i futur në çanta plastike dhe hedhur përgjatë lumenjve nga Jugosllavia. Në Jug ato ishin shpërndarë me një balonë. Pjesa më e madhe e fletushkave përmbanin fotografitë e Lekës, me uniformë, që mbante një mitraloz dhe qëndronte përpara një gjysmë duzine ushtarësh nën uniformë. Të gjithë ishin me fytyra të zeza, me përjashtim të tij. Ai nxori disa copa të prera gazetash dhe disa nga numrat e gazetës së tij mbretërore.

Dy prej copave të gazetave, brenda tyre shkruanin për prerjen e kabllit telefonik dhe telegrafik midis Shqipërisë dhe Italisë, që ndodhi në vitin 1977. Njëri prej numrave të gazetës mbretërore të vitit 1976 informonte se kryetari i Partisë Komuniste, Enver Hoxha, ishte sëmurë dhe që ishte ekzekutuar një ish-ministër Mbrojtje. Por, të dyja këto informacione ishin hedhur poshtë nga zyrtarët shqiptarë në Beograd, duke i cilësuar si “mashtrime dhe ndërhyrje”.

Qeveria shqiptare i kishte komentuar kështu aktivitetet e Lekës. Por ai u qa, pasi në raste të tjera duhet të tregohej kujdes. “Shumë emigrantë shqiptarë po kontribuojnë me para”, – tha ai. “Ne jemi duke marrë përkrahje të rëndësishme nga vendet myslimane. (Shqipëria është një vend tradicionalisht mysliman.) “Kjo nuk është akoma ajo që duhet, por kjo është arsyeja se përse ne do të mirëpritemi publikisht”.

Duke u ndalur te parakalimi para mbretit, ushtarët mbanin, përveç flamujve të Shqipërisë dhe të Spanjës, edhe flamurin e ishullit Suan në Burma, një territor në rebelim të vazhdueshëm kundër qeverisë qendrore burmeze.

Tashmë Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet me rusët disa vjet më parë dhe që deri tani ka pasur një aleancë të rastësishme me Kinën. Ushtria e Lekës kishte disa lidhje të çuditshme me vendet aziatike. Për lidhjen e rastësishme të Lekës me ishullin Suan, ai thotë se po drejton një biznes në Tajlandë, për të siguruar ushtarë që të trajnojnë rekrutët e tij.

Arrestimi i “Mbretit” në Tajlandë

Leka ftoi në zyrën e tij zyrtarin e lartë të ishullit Suan, Khema Wong Mengrai, kur ishim në përfundim të intervistës tonë.

“Ky është njëri nga ata që ka qenë në burg me mua”, – thotë Leka. Ai dhe Wong ishin arrestuar në Bangkok, më 1 prill të vitit 1977, pasi iu gjetën në fshehura në një dhomë, pranë një hoteli ku rrinte Leka, 7 pistoleta automatike dhe 200 kuti me municion, një sasi e vogël eksploziv, raketa-hedhëse, mitraloza dhe granata.

Leka u la i lirë pas gjashtë ditësh, pasi qeveria tajlandeze pranoi pretendimin e tij për shkak të imunitetit diplomatik dhe Wong u lirua disa ditë më vonë. Leka u tha reporterëve në atë kohë se pistoletat i kishte për t’ua dhënë për dhuratë miqve të tij.

Ai më tha se armët e fshehura ishin një dhuratë nga qeveria tajlandeze për të vazhduar luftën e tij kundër komunizmit dhe që arrestimi i tij ishte inskenuar nga një agjenci e padëshirueshme e shërbimeve sekrete të një vendi Perëndimor.

“Çfarë dëshironi për të pirë”, – pyeti Leka, pasi hyri Wong në zyrë dhe pasi shkëmbyen përshëndetjet e rastit. “Doni pak scotch?”. “Do të preferoja verë”, – u përgjigj Wong.

Leka u ul në karrigen e tij me kujdes. Ai ishte i hollë dhe i gjatë, i veshur ushtarak dhe mbante një pistoletë në brez.
Njeriu i çuditshëm nga ishulli Suan

“Kur ne ishim në burg, ata (qeveria burmeze) dërguan 15 persona që të vrasin Wong”, – tha Leka. “Disa prej tyre kaluan kufirin dhe disa u kapën në kufi nga…”, – vijoi Wong. Leka ndërhyri: “Shokët tanë…”. Ai kaloi një gllënjkë skotç. Ndërsa Wong verën e tij.

Unë e pyeta për të ardhmen e këtyre emigrantëve të rinj shqiptarë që ishin trajnuar në periferi të Madridit, prej guerilëve suan nga Burma. Ata do të drejtojnë një kryengritje në vendin komunist ballkanik, të udhëhequr nga mbreti, i cili nuk e kishte prekur mbretërinë e tij qëkur ai kishte qenë fëmijë 3-ditësh.

“Ne jemi duke ndërmarrë një rrezik në të ardhmen”, – tha Wong.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.