fbpx
pavel bilek, ambasada e cekise ne kosove, kosova, republika ceke, Lidice 2019, prague

Nxënësja nga Mitrovica me Diplomë Nderi e Memorialit Lidice

Ambasadori i Çekisë në Prishtinë Pavel Bilek dorëzoi diplomën për ekspozitën ndërkombëtare të fëmijëve në arte të bukura “Lidice 2019”

Ambasadori i Çekisë në Prishtinë, z. Pavel Bilek, i dorëzoi Diplomë Nderi e Memorialit Lidice, nxënëses Elejsa Jashari nga shkolla fillore “Eqrem Qabej”, e Mitrovicës.

Punimi i vajzës 13 vjeçare Elejsa Jashari, ishte i vetmi që u vlerësua nga të gjitha punimet e dërguara nga Kosova, në ekspozitën ndërkombëtare të fëmijëve në arte të bukura “Lidice 2019”.

pavel bilek, ambasada e cekise ne kosove, kosova, republika ceke, Lidice 2019, prague

Në fjalimin e tij, udhëheqësi i Ambasadës Pavel Bilek, foli për kontekstin historik të ekspozitës në kujtim të fëmijëve të vrarë të Lidices nga nazistët. Në të njëjtën kohë ai çmoi interesimin e nxënësve për ekspozitën, talentin e tyre dhe përkrahjen e mësuesve për këtë ngjarje.

Shikuar historikun e pjesëmarrjes së nxënësve të Kosovës në ekspozitën ndërkombëtare të fëmijëve në arte të bukura, për herë të parë konkurruan më 2014 me nismën e shkollës fillore “Liria”, në Pogragjë të komunës së Gjilanit.

Të arriturat e para të nxënësve të Kosovës dhe prezantimi i garës nga Ambasada e Çekisë në Prishtinë, udhëhoqi në shpërndarjen e informacionit për ekspozitën në shkollat e Kosovës. Që atëherë, shumë shkolla të Kosovës kanë konkurruar për ekspozitën me qindra vepra arti dhe, pothuajse, për çdo vit nxënësit e Kosovës kanë marrë diploma.

pavel bilek, ambasada e cekise ne kosove, kosova, republika ceke, Lidice 2019, prague

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.