fbpx

Nxënësit në mësim- UP-ja në grevë!

Nxënësit dhe mësimdhënësit në të gjithë Kosovën iu kthyen mësimit sot. Kjo rezultoi pas mbledhjes së jashtzakonshme të SBASHK-ut, ndonëse pati tensione ku përfaqësues të mësimdhënësve komunalë votuan për vazhdimin e grevës.

Kjo pasi ata vlerësuan se Qeveria nuk ka dhënë asnjë garancë për përmbushjen e kërkesave të tyre.

Për dallim nga institucionet tjera arsimore ata të arsimit universitar do të vazhdojnë grevën, por sot do të mbajnë takim prej të cilit edhe mund të dalë ndonjë vendim për vazhdimin ose ndërprerjen e grevës në UP.

Nga ana tjeter kryeministri Isa Mustafa ka premtuar se prej muajit të ardhshëm të gjithë të punësuarve në sektorin publik do t’ju paguhen shtesat në paga prej 0.5 për qind për një vit përvojë pune.

Mustafa, në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se e ka mirëpritur vendimin e SBASHK-ut për ndaljen e grevave në arsim./infoglobi/