Shqiptimi i gabuar i një fjale nga një djalë i ri mysliman i cili shkroi se jetonte në një shtëpi terroristësh, bëri që policia menjëherë të fillojë hetimin.
Djali 10 vjeçar i shkollës fillore, tentoi të shkruante se jetonte në një verandë.
Ky gabim i tij u bë gjatë mësimit të gjuhës angleze në klasë, ku më pas intervenoi policia dhe e morën atë në pyetje, shkruan TheMirror.
Po ashtu policia kontrolloi edhe llaptopin e familjes së tij.
Që nga qershori, mësuesit janë të obliguar që të raportojnë çfarëdo sjellje ekstreme tek autoritetet. Familja e djalit thanë se janë shokuar nga ky rast.
Kushëriri i tij, tha se fakti që ai e shqiptoi gabimisht një fjalë dhe filloi hetimi nga policia është një gjë qesharake.