Ballina / Kulturë / ‘Nusja dhe shtetrrethimi’ mbush sallën në festivalin vjenez

‘Nusja dhe shtetrrethimi’ mbush sallën në festivalin vjenez

Mbrëmjen e djeshme, në Vjenë, në kuadër të ciklit “O Partigiano” në Festivalin e Filmit VIENNALE u paraqit edhe filmi shqiptar “Nusja dhe shtetrrethimi” me skenar të Helena Kadare dhe regji të Kristaq Mitro.

Regjizorë, aktorë, njerëz të artit, kulturës e letrave vjeneze mbushën sallën, ku të pranishmit u përshëndetën nga vetë krijuesit e filmit si dhe nga drejtore e arkivit të filmit shqiptar, Iris Elezi.

Të vjen për të qeshur kur mendon që në Shqipëri filma si “Nusja dhe Shtetrrethimi” duan t’i ndalojnë.

Dy vite më parë një nismë e Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, për pak u mor seriozisht.

Kreu me gradë akademike “doktor” i këtij instituti dhe antikomunistë të tjerë të flaktë me dhe pa doktoratura kërkuan të ndalohet me ligj transmetimi i “filmave të komunizmit” në ekranet shqiptare.

Provo po ashtu

Cilët ishin armiqtë e Shqipërisë, sipas Konicës?

Nga Konica citohet shpesh fraza: “armiqtë e Shqipërisë janë vetë shqiptarët”, por shumë nga ata …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.