Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë shkon në 269

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të martën kanë rezultuar pozitivë 225 persona derisa 13 persona kanë vdekur, gjë që ka çuar numrin e të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë në 269.

201 persona janë shëruar nga virusi.

Tutje IKSHPK-ja njofton se janë marrë mostrat e 477 personave, ku 225 prej tyre rezultuan pozitivë.

Numri total i rasteve pozitive është 9.274 raste nga 38.342 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 269 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.190 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.815.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 93 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7, komuna Shtime 6 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kaçanik, Klinë dhe Novobërdë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.